Kronikë

Lumenj droge nga Amerika Latine në Europë/ Baza e grupit kriminal, Durrësi! Dy zyrtarë policie bashkëpunuan me ta, njëri ishte në port

Një grup i strukturuar kriminal tepër i fuqishëm jo vetëm në Shqipëri por dhe në Europë është goditur në kuadër të operacionit ‘Ura’ të përbashkët mes SPAK dhe antimafias italiane që inicioi operacionin.

Prokurori i SPAK, Vladimir Mara tha se ka pasur një organizim të mirëfilltë kriminal që në vetvete ka pasur tre nënndarje të tjera që kishin aktivitet kriminal nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të Europës, Italisë e Shqipërisë.

Disa prej masave të  sigurimit janë vendosur për personat që sillnin paratë në drejtim të Shqipërisë. dhe për një shtetas, pronar i një agjencie që bënte transferimin e parave në kripto.

 Prokurori i SPAK, Vladimir Mara deklaroi se dy zyrtarë të policisë, njëri prej me pozicion të rëndësishëm ka bashkëpunuar me grupin më të rrezikshëm strukturor kriminal, ndërsa rasti tjetër ka të bëjë me korrupsion në policinë kufitare të portit të Durrësit. 

“Kemi pasur disa episode të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj zyrtarëve shtetërore për të cilit do të kemi një hetim më të thelluar. Kemi pasur dy punonjës të policisë së shtetit, njëri prej tyre një  person i rëndësishëm. Në një rast kemi pasur bashkëpunim me grupin e strukturuar dhe në rastin tjetër rast korrupsioni në policinë kufitare të portit të Durrësit.  Sa i takon personave  që u janë ekzekutuar masat e sigurisë, roli i tyre është i rëndësishëm. janë kapur dhe organizatorët por për 10 prej tyre nuk është ekzekutuar ende masa e sigurisë.  Një rol të rëndësishëm vec antimafias ka pasur dhe zyra e DEA-s” tha Mara.

Ndërkohë Dumani tha se qendra e grupit ishte Durrësi.

Sipas kreut të SPAK, Altin Dumani bëhet fjalë për ‘një nga grupet më të rrezikshme qoftë nga pushteti financiar, të ardhurat që sigurojnë nga aktiviteti kriminal. aftësia për të trafikuar sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine dhe për ti shpërndarë në Europë.”

“Qendra e grupit dhe e nëngrupeve ishte qyteti i Durrësit” shtoi ai por nuk pranoi të jepte emrat e të arrestuarve. 

Janë në total 51 masa sigurimi dhe 1 urdhër ndalimi dhe janë ekzekutuar 42 masa sigurimi në Shqipëri e Itali. 

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts