KronikëLajme

Trafiku i drogës/ Për 30 episode u sollën 5 mln euro në Shqipëri! Sekuestrohet një TV në Vlorë, 3 restorante në Durrës e 6 shoqëri tregtare

Në konferencën për median prokurori i SPAK, Vladimir Mara tha se janë dokumentuar 30 episode të qarkullimit të parave nga BE në drejtim të Shqipërisë me vlerë 5 mln euro. Si dhe janë sekuestruar tre restorante në Durrës dhe një televizion në Vlorë.

Një grup i strukturuar kriminal tepër i fuqishëm jo vetëm në Shqipëri por dhe në Europë është goditur në kuadër të një operacioni të përbashkët mes SPAK dhe antimafias italiane.

Prokurori i SPAK, Vladimir Mara tha se “ka pasur një organizim të mirëfilltë kriminal që në vetvete ka pasur tre nënndarje të tjera që kishin aktivitet kriminal nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të Europës, Italisë e Shqipërisë dhe secili kishte rolin e vet” 

Janë në total 51 masa sigurimi dhe 1urdhër ndalimi dhe janë ekzekutuar 42 masa sigurimi në Shqipëri e Itali.

“Janë administruar të dhënat e SKy –ECC, dhe rindërtuar dhe paraqitur panoramën e qartë të grupit të strukturuar kriminal. Nga analizimi i të dhënave kemi arritur të dokumentojmë shtrirjen e aktivitetit kriminal që nis në Shqipëri, fillimisht në zonën e Pulias dhe më pas në të gjithë territorin italian dhe më pas në disa vende të Europës, si Belgjikë, Gjermani e Holandë dhe në Amerikën e Jugut.

janë 30 episode të trafikut të drogës në Itali dhe 10 episode në Shqipëri, Holandë e disa vende të BE-së. Është dokumentuar cikli i lëvizjes së lëndës narkotike nga vendet e origjinës në drejtim të Shqipërisë apo në vende të tjera të BE-së.

Falë analizës së kryer nga drejtuesit e DIA-s nën drejtimin e kryeprokurorit të Barit është arritur të konkludohen të gjitha të ardhurat kriminale. Janë dokumentuar 30 episode të qarkullimit të parave nga BE në drejtim të Shqipërisë me vlerë 5 mln euro

Janë ekzekutuar 40 masa sigurimi.

Janë dokumentuar edhe vepra korruptive në territorin e Shqipërisë. Është ekzekutuar masa e ndalimit për korrupsionin për zyrtarë shtetërorë dhe avokatë. Janë ekzekutuar vendimet e gjykatës për sekuestrimin e pasurive që dyshohet se vijnë nga trafiku i drogës.

Janë sekuestruar tre restorante në Durrës, një bar kafe, 6 shoqëri tregtare dhe një televizion në Vlorë. Gjatë këtij hetimi më parë u sekuestruan 3 mln euro, para në cash, si të ardhura të këtij grupi kriminal, që iu nënshtruan hetimit të këtij procedimi penal. Disa prej masave të  sigurimit janë vendosur për personat që sillnin paratë në drejtim të Shqipërisë. dhe për një shtetas, pronar i një agjencie që bënte transferimin e parave në kripto” tha prokurori Mara. 

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts