Kongresmeni amerikan Ritchie Torres ka reaguar ndaj dhunës policore gjatë protestave në Shqipëri, ku ka kërkuar respektimin e të drejtës për tubim paqësor.
Në reagimin e tij, Torres i cilëson veprimet e Policisë Shqiptare si të papranueshme dhe kërkon që ato të marrin fund. Ai thekson se autoritetet duhet të garantojnë respektimin e shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore të qytetarëve.
Kongresmeni amerikan bën gjithashtu thirrje për shtensionimin e situatës, me qëllim ndalimin e dhunës gjatë protestave.
Reagimi i plotë:
Jam thellësisht i shqetësuar nga shpërthimi i dhunës ndaj protestuesve në Shqipëri. Veprimet e ndërmarra nga Policia Shqiptare janë të papranueshme dhe duhet të marrin fund.
Shqiptarët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore, policia duhet të respektojë të drejtën e protestuesve për të protestuar dhe duhet të garantojë zbatimin e shtetit të së drejtës. Situata duhet të shtensionohet për t’i dhënë fund dhunës alarmante.














