Politika

‘Bëhu zëri i të vërtetës’/ Diaspora hap Peticionin për Hetim mbi Vjedhjen e Votës!

Masakra zgjedhore e 11 majit po denoncohet me të gjitha provat dhe faktet e regjistruara para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve nga opozita dhe diaspora shqiptare.

Ditën e sotme është hapur një faqe online nëpërmjet të cilës mund të nënshkruash peticionin për hetimin mbi vjedhjen e votës në 11 maj.

Faqja, Peticioni i Diasporës për Hetim mbi Vjedhjen e Votës:

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike – Dega Selanik, në bashkëpunim me të gjitha strukturat e saj, ngre zërin e të vërtetës dhe u bën thirrje të gjithë demokratëve dhe shqiptarëve të ndershëm në Greqi dhe në çdo cep të diasporës shqiptare:

Të ngrihemi! Të mos heshtim!

Në emër të votës së lirë, të nëpërkëmbur nga një pushtet i korruptuar.

Në emër të mijëra qytetarëve të ndershëm që votuan me shpresë, por që vota iu mohua, iu deformua, iu vodh.

Ne, bijtë dhe bijat e Shqipërisë së vërtetë, që jetojmë larg atdheut, por e mbajmë në shpirt çdo ditë, kemi të drejtë të votojmë dhe të dëgjohemi.

Kërkojmë transparencë, drejtësi dhe llogari.

Kërkojmë të njihet e vërteta e votës së diasporës – jo si një shifër formale, por si një akt dinjiteti kombëtar!

Prandaj, ftojmë çdo shqiptar me ndërgjegje të nënshkruajë PETICIONIN ZYRTAR, që do t’i dorëzohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë, për të denoncuar zyrtarisht këtë masakër elektorale.

Nga Selaniku, Athina, Neapoli e deri në Romë, Berlin, Londër, Neë York – diaspora shqiptare nuk do të heshtë!

Do të flasim me një zë.

Do të ngrihemi me një qëllim.

Dhe do të dëgjohemi me forcën e të drejtës!

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts