LajmePolitika

Protesta e studentëve/ Artur Roshi: Më ngjalli emocionin e protestave të vitit ’90…

Kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, ka reaguar për protestën e studentëve, duke vlerësuar guximin dhe vendosmërinë e të rinjve për të ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar.

Në reagimin e tij në FB, Roshi veçon Kelvin Metajn nga Gjirokastra, të cilin e përshkruan si shembull të karakterit dhe qëndresës, ndërsa protestën e fundit e lidh me emocionet e protestave të vitit 1990. Ai thekson se bindjet morale dhe guximi për të kundërshtuar janë më të rëndësishme se dallimet politike.

Screenshot

Reagimi i plotë në FB:

Sot në mëngjes një miku im me humor më tha : “Ata protestuesit e flamingove kanë patur punë mbrëmë me pastrimin, se kjo protesta e studentëve prodhoi shumë mbeturina , copa hekurishtesh, tabela të thyra, copa xhamash, letra po se po, e te tjera “.

Në këndshikimin tim, përtej humorit çdo protestë ka efektet e saj, por kjo e studentëve dje më ngjalli emocionin e protestave të vitit 90.

Kelvin Metaj nga Gjirokastra por me rrënjë të thella nga Golemi i Gjirokastrës, tregoi profilin e një protestuesi me bindjen se e drejta e tij për të protestuar është një e drejtë organike që nuk e ndal dot frika e disa grushtave apo e shkopinjve të gomuar të ca policëve mjeranë, të cilët nga dje e në vazhdim nuk mbrojnë më shtetin në kontekstin konceptual të tij,(dmth anët pozitive që burojnë prej egzistences se tij).

por mbrojnë inversin e konceptit të shtetit(dmth të kunderten e tij dhe anën negative të pushtetit, fuqinë e keqpërdorur).

Kelvin karakteri yt është fibër që armon(bën të qëndrueshme) një protestë të sinqertë. Kjo gjë është normale për një shoqëri që duam dhe jo atë që kemi.

Normaliteti yt, karakteri yt(grindi, trimëria,etj) sot po shkund nga themelet A-Normalitetin e shoqërisë(pasiviteti, degradimi moral i saj si mirënjohëse ndaj pushtetit sepse merr fryme si gjallesë).

Si njeri që i përkas të djathtës sigurisht nuk jam altruist dhe të mbështes ty për shkak të origjinës tënde, pavarësisht se nuk e njoh besimin tënd politik, por Karakteri i ravijëzuar mbi rregulla morale tradicionale ku prevalon pozitiviteti dhe mirësa , neglizhojnë çdo gjë tjetër që mund të na ndajë.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts