KronikëLajme

Tiranë/ Arrestohet ish-efektivi i RENEA-s, kërkohej nga SPAK

Ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina është arrestuar këtë të premte nga forcat e policisë së kryeqytetit.

Sipas burimeve nga policia, Morina është arrestuar nga shërbimet e komisariatit nr.2 në Tiranë.

Ish-efektivi Morina ishte në kërkim nga SPAK.

Burime bëjnë me dije se ai është vënë në pranga mbrëmjen e djeshme, teksa ishte shpallur në kërkim nga SPAK që prej 17 Majit të vitit 2024, ku u lëshuan 50 urdhër-arreste në kuadër të operacionit “Revanshi”, pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc”

Altin Morina do të përballet me akuza për kultivim kanabisi dhe pjesmarrje në organizatë kriminale. Çështja kundër tij tregon se ai vepronte si agjent për Durim Bamin, një figurë e krimit të organizuar nën akuzë për vrasje, duke u ofruar që të zgjidhte problemet e Bamit dhe shokëve të tij me Policinë, të tilla si pagesat e rryshfeteve për oficerët e tjerë të policisë. Morina ishte gjithashtu një investitor në parcelat e kanabisit në Fushë-Krujë.

Kujtojmë se Morina u arrestua në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts