Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 00:35 në rrugën “Besnik Hidri”, ku objekt i sulmit dyshohet të ketë qenë banesa e shtetasit T. Q.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët e sulmit. Autoritetet vijojnë hetimet për të hedhur dritë mbi motivet e mundshme të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 00:35, në rrugën “Besnik Hidri” në portën e jashtme të banesës të shtetasit T. Q, dyshohet se ka plasur një sasi lëndë plasëse.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.












