Editorial

Kur fle SPAK, e rri zgjuar lepuri

Nga Basir Çollaku

SPAK ka vepruar së paku nga njoftimet publike, ndaj PSD të Tomë Doshit kur ky shfaqi shenja anti-Ramë.

Bashkiakut të Vau Dejës të cilin Rama e lajmëroi hapur mos luante me dy porta, Elvis Roshit ish-bashkiak ramist tashmë në një mbështetje ndryshe.

Natyrisht mirë ka bërë dhe duhej edhe për rastet e përmendura. Por mirë do kishte bërë të hetonte kampionët e supervotave socialiste.

Emra në hetim për çështje të tjera dhe emra anonimë shpërthyes në mbështetje me 11 maj. Sepse animi nuk pjell optimizëm.

Nëse struktura heton pafundësi kallëzimesh ka elementë veprës penale konsumuar nga bashkiakë e qeveritarë me shumicë. Rrugë e investime jashtë miratimeve ligjore punësime elektorale, duke çuar në faliment jo pak njësi vendore.

Vendime qeverie, leje ndërtimesh, favore financiare. Të shohin këmbimet e valutë në qindra milionë euro. Të shohin gjithë administratën në terren duke braktisur çdo zyrë. Të marrë telefona të kandidatëve e të stafeve me histori hetimesh në regjistrin penal.

Gjithnjë kjo mund të ketë ndodhur, por gjasat se sjellin këtë lajm. Këto zgjedhje nuk mund të certifikohen nga Struktura, sepse kjo do e njëhsonte atë me Rilindjen.

Pasi thjeshtësisht është e dukshme se zgjedhjet i fitojnë dosjet e tyre. Të pandehurit e tyre. Të hetuarit e tyre. Të burgosurit e tyre. Ose i fitojnë ata për llogari të tyre. Nëse SPAK fle, atëherë ka mbaruar punë lepuri zgjuar.

E lëre pastaj ujku çakalli e kopeja e kafshëve të egra të pushtetit e krimit të organizuar në një ortakëri të thekur.

Ndërsa vota e diasporës kërkon një prokurori më vete, sepse kjo që kemi nuk mjafton.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

100 ditë protestë

Nga Arlind Bajaj Data 7 shtator shënon ditën e 100-të të protestës kombëtare. 100 ditë jo vetëm në bulevard, por edhe në rrugët e sheshet e kryeqytetit, e herë pas here edhe në qytete të tjera të vendit, kundër qeverisjes…

Është regjimi o çyryk, jo opozita

Nga Agim Nesho  Zgjedhjet e 11 Majit treguan se ishin një maskaradë elektorale, ku regjimi i inkriminuar dhe korruptiv i Edi Ramës mbrojti fasadën e një demokracie elektorale për të legjitimuar pushtetin e tij autokratik.…