Nga ARTUR ROSHI
Ky slogan sipas Rames është i grupeve ekstreme, madje te krahasueshme me ato hitleriane. Këtu nënkupton Nacionalistët e udhëhequr nga Mid’hat Frashëri. Jo. Pse?
Ky sllogan u përdor nga nacionalistët e Mid’hat Frashërit për të bashkuar trojet dhe për të mbrojtur vendin nga ndarja.
Në historine e tij ky sllogan në thelb nënkupton që Shqipëria duhet te qeveriset nga shqiptaret pa ndërhyrje nga te huajt.
Sigurisht është perdorur për të kundërshtuar lëvizjen komuniste në Shqipëri si një lëvizje që udhëhiqej nga një Ideologji që vinte nga jashtë, nga Rusia dhe Jugosllavia ne mënyre direkte.
Thellë-thellë sllogani “Shqipëria e Shqiptarëve , Vdekje Tradhtarëve” sipas meje mund ti ketë rrënjet në poezine e njohur te Vaso Pashës “O moj Shqipni”, në vargun “Feja e Shqiptarit është Shqiptaria …”, qe ja kushtonte bashkimit kombetar.
Së pari qëllimi i ngritjes së konceptit nacionalist të Mid’hat Frashërit ishte të bashkonte shqiptarët nën një ide dhe në një front nacional, për te qenë bashke sipas traditës shqiptare, pavarësisht përkatesisë shoqërore, fetare, krahinore, etj , me fillin bashkues çështjen kombëtare. Kështu shkruante Ambasadori i asaj kohe i Britanisë së Madhe në Shqipëri Robert Hodgson.
Nacionalizmi i Mid’hat Frashërit ështe unik në Europë i krahasueshëm me ate Çek, ku nuk kishte karakter ekspasionist por mbrojtës i trojeve tona, ishte për fqinjësi te mirë që nuk e gjen në ndonjë nacionalizëm tjeter, etj.
Regimin e parë ndaj fashizmit në vendin tonë e kanë bërë nacionalistet.
Ku është ngjashmëria me Hitlerin ?
Rama po flet si “e jëma e Zeqos në majë te thanës”.
Mid’hat Frashëri kishte slloganin që krijoi vetë brilant : “Në robëri puna jonë është lufta,në liri lufta jonë ështe puna”.
Nëse e konvertojmë në situatën e sotme ne jemi në robëri ekonomike nga qeverisja e komunistëve të moderuar marksistë dhe lufta është ajo politike ndaj bindjeve marksiste, në mënyrë që të krijojmë kushte te favorshme shanse të njëta, për të punuar të gjithë, jo thjesht enturazhi i qeverisë ,oligarkët.
Më tej Mid’hat Frasheri kur krijoi Partinë politike Balli Kombetar Demokrat në Regio Emilia ne 31 Dhjetor 1945 krijoi slloganin “Partia jonë ështe Shqiperia “.
Ky është Mid’hat Frasheri që kërkon te anatemoje Rama.
Rama vazhdon si para-ardhësit e tij 50 vjet në diktature, të mbajë interesat jetike dhe zhvillimin e vendit peng i pushtetit të tij haluçinant.
Besoj se shqiptarët pa dallim bindjesh politike nuk kanë më ndërmend ti falin jetën e tyre dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre vazhdimësise së Partisë së Punës, Partisë së Ramës.











