Nga Artur Roshi
Vendi ynë për një muaj zhvillon zgjedhjet parlamentare. Shqiptarët si asnjëherë tjetër janë të shqetësuar se a do jenë këto zgjedhje të lira?
Kjo pikëpyetje është domethënëse.
Kjo do të thotë se shqiptarët duan të ndryshojnë qeverisjen që ndikon për keq në jetën e tyre, në mënyrën e jetesës së tyre.
Më tej kjo do të thotë se, shqiptarët nuk ndjehen të lirë për të votuar në liri të plotë. Kjo tregon se “Sistemi i Votës së Lirë” në kuptimin e plotë të saj, në Shqipëri nuk funksionon.
Lind pyetja: A është ajo e fiksuar në Kushtetutë që është ligji i përgjithshëm i funksionimit të një shoqërie? Po, por ndalohen koalicionet. Dmth, ne e kemi të ndaluar me Kushtetutë pluripartitizmin.
Kush e fiksoi këtë në kushtetutë? Sigurisht mendia diabolike e z.Rama për një pushtet të përjetshëm të tij dhe të së majtës. Pa egzistencën e pluripartitizmit nuk mund të kemi demokraci.
Opozita për të riparuar këtë defekt të madh ka ndërtuar një listë të integurar të saj.
Mirë është që referencë të mbajmë vendin më demokratik të botës, SHBA.
Kushtetuta e SHBA është e vetmja që integron parimet demokratike, krijon kufizime për shfrytëzimin e pushtetit politik dhe shpërndan këtë pushtet të fuqishëm gjerësisht në shoqëri.
Përfundimisht shqiptarët duhet të votojnë Opozitën më 11 Maj 2025 në mënyrë që të jenë komfort me ndërgjegjien e tyre, përtej përpjekjeve të opozitës për sjelljen e misioneve të shumta dhe të ndryshme ndërkombetare asistuese në zgjedhje, përtej vëmëndjes së SHBA drejt nesh me Chris LaCivita.
Shqiptaret duhet të votojnë Opozitën për një mirëqenie të paktën normale për familjet e tyre.













