Nga Artur Roshi
Sot kryeministri u shpreh i shqetësuar pse gjyqtari Hazbi Balliu kishte marrë një masë sigurie për një investim në një pronë private.
Në opinionin tim kryeministri shqiptar ka kohë që sillet si një njeri me fuqi të mbinatyrshme, si një njeri i plotfuqishëm në rolin imagjinar të të dërguarit të zotit edhe pse është ateist. Kjo ide e egzaltuar lind për shkak të fuqisë së pushtetit që posedon nga zgjedhjet e fundit që pothuaj nuk u njohën nga faktori ndërkombëtar euro-atlantik. Ndodhur në një situatë të tillë ku pesha e tepërt e pushtetit ka krijuar një gjendje të menduari për kryeministrin, se vetëm ai mendon dhe ka të drejtën për të menduar, se vetëm ai di të përcaktojë të drejtën e pronës, të drejtën vendim-marrjes të gjyqësorit. Kjo gjëndje e të menduarit e bën kryeministrin të ndihet si pronar unik i çdo prone në Shqipëri private dhe publike.
A ka kuptim që kryeminstri ka bërë një draft të Kodit Penal ku përfshin penalizimin për mos komentimin e Vendimeve Gjyqësore dhe nga ana tjetër komenton dhe anatemon Vendimin Gjyqësor të gjyqtarit z.Hazbi Balliu.
Kjo po të ecim më tej në arsyetim, tregon se Rama nuk ka frikë nga gjyqësori dhe nuk e përfill atë. Pse ? Sepse e kontrollon në tërësi me përjashtim të ndonjë rasti ashtu si rasti konkret me gjyqtarin z.Hazbi Balliu, i cili thjesht po respekton të drejtën e investimit dhe të pronës.
Ne pretendojmë se duam një sistem demokratik dhe si i tillë ka në themel të drejtën e pronës dhe investimit, mbrojtjen e tyre nga abuziviteti i gjykimeve momentale, prandaj gjyqtari ka respektuar maturinë e vendimit gjyqësor nëpërmjet masës së sigurisë për investimet.
Pse duhet të nxitohesh kur mund ta gjykosh çështjen në themel me maturi dhe informacionin e plotë ?
Vendimet e gjyqtarëve ndikojnë në jetët e njerëzve prandaj ato duhet të kenë në fokus të drejtat e individit përballë superfuqisë së shtetit. Ky është roli thelbësor i gjyqtarit dhe jo ai që kërkon Rama të jetë lavjerës matematik i qeverisë.
Gjyqtari Balliu është në drejtimin e duhur në një vend të pretenduar se ka një gradë lirije për zhvillimin e pronës ,ndërsa kryeminitri është në ndjekje të metodologjisë së Stalinit për një pushtet absolut të tij.
Gjyqtari Balliu ka referencë të drejtën e individit, ndërsa Rama shpërfilljen e kësaj të drejte.













