Politika

FOTOLAJM/ Qytetari lë mesazhin epik në zarf: Mungonte fleta e votimit, nuk më dhatë rastin që të votoj

Një qytetar i përgjegjshëm ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të faktuar masakrën zgjedhore dhe për ti treguar KQZ-së dhe të gjithëve se fletët e votimit, nuk janë plotësuar nga diaspora shqiptare, por nga Edi Rama dhe Partia Socialiste.

Në zarfin e hapur gjatë numërimit të fletëve të votimit nga diaspora, qyteti ka lënë një mesazh mjaft domethënës.

‘Mungonte fleta e votimit…

Më vjen keq që nuk më dhatë rastin të votoj …’, shkruan emigranti shqiptar në zarfin e dërguar nga KQZ-ja që ai të shprehte vullnetin e tij të lirë, të votonte për kë të donte.

Por këtë gjë duket se e ka bërë Edi Rama dhe patronazhistët e tij, të cilët nuk kanë votuar vetëm në emër të këtij qytetari, por në emër të mijëra shqiptarëve që jetojnë e punojnë në emigracion./SYRI.NET

Image

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts