Nga Artur Roshi
Policia rrethoi Televizionin News 24, një nga Televizionet më të mëdha në vend.
Thonë se ka një Vendim Qeverie që ambjentet e këtij televizioni do të shkojnë për një kompani shtetërore që do tentojë të prodhojë armë.
A mund të prodhohen armë në zona të banuara ? Besoj që jo.
Atëhere pse ndodh kjo mbyllje e nje televizioni ? Që qeveria të përmbushë premtimet e fushatës për të plotësuar kushtet integrimit të vendit në Europë në 2027 ?
Po Draft Kodin Penal që e lë mbrapa dhe të Enver Hoxhës për Integrimin e vendit në Europë e bën ?
Nëse Qeveria mendon se “Demokracia Jonë“ duhet të kalojmë nga Rusia për në Bruksel, nuk na duhet kjo Europë.
Dmth nëse në mëndjen e Ramës është kjo Europa , nuk na duhet.
Nëse Qeveria ngatërron Europën me Rusinë, kjo është lajthitje që nuk duhet të ndodhë.
Me këtë veprim Qeveria nuk po mbyll thjesht një televizion, por po mbyll vendin në një diktaturë.
Ne mbrojmë në parim një televizion si simbolin e lirisë së fjalës dhe nuk e gjykojmë atë në këtë moment se në çfarë niveli përfaqësonte ai lirinë e fjalës.
Kam bindjen se shqiptarët vërtetë nuk e njohin realisht shijen e demokracisë, por askush nuk kërkon sërish shijen e diktaturës.













