Drejtuesja politike e PD-së për diasporën përsëriti edhe sot shqetësimin e thellë që po ndodh në procesin e zgjedhjeve në territorin e Greqisë. Në një konferencë për median Jozefina Topalli njoftoi 3 kërkesat me të cilat i janë drejtuar KQZ
1- Të ndalohet menjëherë dorëzimi i zarfave në dorë në KQZ
2 -Të ndahet dhe të trajtohet në mënyrë të vecantë kutitë që vijnë nga Greqia dhe ato nga Italia3- Të bëhet auditimi i të gjithë rasteve të kutive të dërguara. Për mënyrën si është bërë procesi i votimit, dhe sjelljes këtu. dhe një analizë të kutive të votimit që kanë sjellë një anomali të pashpjegueshme.
Ku qëndron anomalia?
“Nëse për 3 javë kanë ardhur 17 mijë vota nga Greqia ndërsa në 3 ditët e fundit janë shtuar 20 mijë vota, tha Topalli duke theksuar se “Kjo është derivat i të gjitha thyerjeve që kanë ndodhur në këtë periudhë”
Prandaj i kërkon KQZ masa urgjente
“Nëse do të vijojmë të dorëzohen zarfet me dorë në KQZ është krim zgjedhor. KQZ duhet të bëjë trajtimin e vecantë të zarfeve që vijnë nga Greqia e të ndalë urgjentisht dorëzimin e zarfeve dorazi. Dje kemi dorëzuar në KQZ kërkesën për këto shqetësime shumë të thella e krime elektorale” u shpreh Topalli ne konferencë për median.













