Viti 2025 ishte ndër më të ngarkuarit politikisht në Shqipëri. Zgjedhje, hetime, protesta, vendime ligjore dhe debate që ndanë shoqërinë… çdo muaj solli një ngjarje që ndikoi në jetën e përditshme të qytetarëve.
Nga ligjet që ndryshuan realitetin social, tek skandalet që tronditën qeverinë, deri te premtimet e pambajtura për ekonominë , më poshtë po rendisim 10 ngjarjet politike që na prekën të gjithëve gjatë vitit që lamë pas.
1. Zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025
Një nga ngjarjet më të mëdha të vitit, që përcaktoi raportet e reja të forcave politike. Rezultati solli fitore të ngushtë për mazhorancën dhe tensione për opozitën, duke rikthyer debatin mbi besueshmërinë e procesit zgjedhor.
Pse na preku: çdo shqiptar ndjeu pasojat e rezultatit, në çmime, punësim dhe siguri politike.
2. Pezullimi i zv.kryeministres Belinda Balluku nga SPAK

Një dosje që tronditi politikën dhe vuri në qendër të vëmendjes marrëdhëniet mes qeverisë dhe dtrejtësisë.
Debati për pezullimin e ministres dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku u shtua gjatë vitit. Kryeministri Rama deklaroi se ankimin e bëri vetë si kryeministër, ndërsa Gjykata Kushtetuese shtyu seancën për shqyrtim për shkak të kompleksitetit të çështjes.
Pse na preku: nxori në pah mënyrën si menaxhohen fondet publike dhe mungesën e transparencës me qytetarët.
3. Ligji për “barazinë gjinore”

Një votim që u shndërrua në debat kombëtar. Ligji u miratua mes akuzash për prishje të “familjes tradicionale” dhe përkrahjes për modernizim social.
Pse na preku: preku besimet, mënyrën e të folurit, shkollat dhe institucionet publike.
4. Çështja Veliaj dhe hetimet për Bashkinë e Tiranës

Viti 2025 u karakterizua nga një seri hetimesh dhe skandalesh që përfshinë Bashkinë e Tiranës dhe drejtuesit e saj. Kryebashkiaku Erion Veliaj u përball me akuza të rënda për abuzime në menaxhimin e fondeve publike, dhënie kontratash pa transparencë.
Pika kulmore e vitit ishte lajmi për arrestimin e Veliajt nga organet e drejtësisë, një zhvillim që tronditi opinionin publik dhe nxiti debate të ashpra politike dhe mediatike. Arrestimi solli reagime të forta nga partitë opozitare, ndërsa qytetarët u përballën me një krizë besimi ndaj institucionit të Bashkisë dhe mënyrës së menaxhimit të fondeve publike.
Pse na preku: Çështja Veliaj nuk ishte thjesht një histori politike; çdo qytetar i Tiranës ndjeu pasojat në jetën e përditshme. Nga rritja e taksave lokale, tek mungesa e shërbimeve efektive në transportin publik, menaxhimi i mbeturinave dhe infrastruktura e brishtë, vendimet e Bashkisë ndikuan drejtpërdrejt në xhepin dhe mirëqenien e njerëzve. Arrestimi i Veliajt solli një paralajmërim për rëndësinë e përgjegjësisë së pushtetit lokal dhe nevojën për transparencë në çdo projekt publik.
5 Rezoluta e IDU-së për Shqipërinë
Gjatë forumit vjetor të IDU-së në Washington DC, u miratua njëzëri një rezolutë për Shqipërinë, që denoncon shkeljet gjatë zgjedhjeve, ndikimin e krimit në politikë dhe kapjen e drejtësisë, duke bërë thirrje për reforma të menjëhershme dhe mbështetje për opozitën.
6. Shqipëria në arenën ndërkombëtare

Tirana priti disa samite rajonale dhe ndërkombëtare, duke u pozicionuar si aktor aktiv në Ballkan.
Pse na preku: Angazhimi për sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal u pa si një prioritet.
7. Rritja e çmimeve dhe paketa “anti-inflacion”

Qeveria miratoi një tjetër paketë ndihme, por qytetarët thanë se s’po ndjejnë asgjë në xhep.
Pse na preku: çdo ditë, në treg dhe në market, qytetarët ndiejnë pasojat e politikave ekonomike.
8. Protesta të opozitës dhe Foltorja 2
Opozita organizoi tubime të mëdha për dorëheqjen e ministrave dhe kryeministrit, duke përfshirë qytetarë nga gjithë vendi dhe figura si Vangjush Dako dhe Ervin Salianji.
Pse na preku: Shkaktoi tensione politike dhe ndërgjegjësoi qytetarët për presionin ndaj qeverisë dhe rëndësinë e pjesëmarrjes.
9. Debatet për arsimin dhe ikja e të rinjve

Shifrat e emigrimit të studentëve dhe profesionistëve arritën rekorde të reja.
Pse na preku: çdo familje shqiptare ka dikë që po largohet, një fenomen që po zbraz vendin.
10. Procesi i integrimit në Bashkimin Europian

Në fund të vitit, Shqipëria mori vlerësime pozitive, por ende nuk u hapën kapitujt e rinj të negociatave.
Pse na preku: sepse çdo vonesë në integrim do të thotë më pak mundësi, më shumë pritje.
2025 solli shumë më tepër se debate politike, vendime që ndikojnë jetën e përditshme të çdo qytetari.
Dhe ndërsa 2026 troket me sfida të reja, pyetja mbetet: a do të mësojmë nga ngjarjet që na prekën të gjithëve?











