Kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, ka reaguar publikisht lidhur me zhvillimet e fundit ndërkombëtare, duke e cilësuar fillimin e vitit 2026 si pozitiv për demokracinë globale.
Sipas Roshit, arrestimi i Nicolas Maduro, përfaqëson një akt të rëndësishëm pro-demokracisë dhe lirisë së individit në mbarë botën. Ai thekson se ky zhvillim, nëse konfirmohet dhe ndiqet nga procese të rregullta ligjore, përbën një hap kundër regjimeve autoritare që, sipas tij, ndërtojnë pushtetin mbi dhunë dhe konflikt.
Roshi argumenton se një veprim i tillë është gjithashtu në favor të zhvillimit të tregut të lirë, duke e kundërshtuar atë që ai e përshkruan si ekonomi të mbështetura mbi trafiqe dhe korrupsion, tipike për regjimet diktatoriale.
Në postimin e tij në FB, ai ndalet edhe te roli i ish-presidentit amerikan Donald Trump, duke kundërshtuar perceptimin e përhapur në disa qarqe europiane se Trump është thjesht një sovranist. Sipas Roshit, Trump po shfaqet si një figurë që e mbështet demokracinë si koncept, ku liria e individit përbën thelbin e saj.
Postimi i plotë në FB:
Viri i Ri 2026 filloi mbarë.
Bota sot ka një diktator më pak.
Arrestimi i Maduro-s, është një akt pro-demokracisë dhe lirisë së individit kudo në botë, është një akt pro-zhvillimit të tregut të lirë, i cili është i kundërti i trafiqeve, është një akt pro-paqes sepse diktatorët pushtetet e tyre i ngrejnë mbi dhunë dhe konflikte.
Trump po tregon se nuk është thjesht një sovranist ashtu siç thonë europianët socialisti-demokrat, por një njeri që lufton për demokracinë si koncept ku liria e njeriut është thelbi i saj.











