LajmePolitika

Dy reforma parlamentare/ PS dhe PD bashkuan votat në Kuvend, sqaron Berisha: Pranuam për dy arsye

Kryedemokrati Sali Berisha ka sqaruar arsyen se pse deputetët e opozitës votuan pro ngritjes së dy Komisioneve të Posaçme, për reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale sot në Kuvend. 

Në fjalën e tij, Berisha tha se reforma territoriale ishte një antireformë, në të cilën u vendosën standardet e pabarazisë maksimale dhe së dyti për shkak se janë një seri e pafundme e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, të cilat janë pranuar si të rëndësishme.

“Ne sot votuam ngritjen e këtyre dy komisioneve për dy arsye themelore.
Së pari janë një seri e pafundme e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, të cilat ne i kemi pranuar dhe besojmë se janë të rëndësishme.
OSBE/ODIHR ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe në raportin e fundit damkosi në mënyrë përfundimtare si një farsë e shëmtuar zgjedhore, zgjedhjet e 11 majit.
Në këtë kontekst, ne ndjehemi të detyruar ndaj tyre që orientimet e drejta dhe rekomandimet e drejta, t’i kthejmë në ligj, ndonëse deklarojmë se në mënyrë absolute me Edi Ramën, shqiptarët nuk do votojnë kurrë si qytetarë të lirë.
Kjo është e vërteta.
Së dyti, reforma territoriale ishte një antireformë, në të cilën u vendosën standardet e pabarazisë maksimale.
Mjafton të rikujtoj këtu se qarku i Gjirokastrës me 120 mijë banorë ka 7 njësi, qarku i Tiranës me mbi 1 milion banorë ka 4 njësi.
Sigurisht që ne do bëjmë gjithçka që këto padrejtësi maksimale të largohen, të anulohen dhe kjo me ndihmën e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.
Pra, kjo është arsyeja se pse ne i votuam këto dy komisione, ndonëse me bindjen më të thellë se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, me Edi Ramën nuk ka votë të lirë.
Është vetëm vendimi i qytetarëve ai që do u rikthejë shqiptarëve votën.
Është përpjekja e opozitës ajo që do u rikthejë shqiptarëve votën”, tha Berisha.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts