LajmePolitika

Balluku, Rama, Ahmetaj, Gjoka dhe inceneratorët në lupën e SPAK… çfarë tha Altin Dumani në Kuvend

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, raportoi dje në Kuvend mbi punën vjetore të institucionit, duke dhënë detaje të rëndësishme mbi hetimet në zhvillim, sfidat institucionale dhe çështjet që kanë tronditur opinionin publik.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të opozitës, Dumani theksoi se “nuk ka të paprekshëm” dhe se çdo zyrtar, përfshirë emra si Belinda Balluku, Erion Veliaj etj mund të hetohet nëse ka indicie dhe prova.

Ai foli për dosjet e nxehta si inceneratorët, aeroporti i Vlorës, rruga Thumanë-Kashar, si dhe për presionet ndaj SPAK, krimin e organizuar dhe nevojën për reforma të brendshme.

Pikat kryesore të raportimit: 

Belinda Balluku/ I pyetur për përfshirjen e saj në hetime, Dumani u shpreh se “çështja është në hetim” dhe nuk mund të japë më shumë detaje për shkak të sekretit hetimor

Edi Rama/ I pyetur nga deputetët për përfshirjen e kryeministrit në hetime, Dumani theksoi se “nuk ka të paprekshëm” dhe se çdo pretendim shqyrtohet në bazë të provave. Ai shtoi se pretendimet për blerje votash nuk janë mbështetur nga provat e mbledhura deri më tani

Aeroporti i Vlorës/ Konfirmoi se kjo çështje është në fazën e hetimit paraprak dhe se po shqyrtohen të gjitha kontratat dhe procedurat.

Rruga Thumanë-Kashar/ U përmend si pjesë e një hetimi tjetër dhe aktualisht është në fazën e verifikimit

Inceneratorët:/ Janë në hetim 71 persona për çështjen e tre inceneratorëve dhe se hetimet janë në fazë të avancuar

Dosja “Xibraka”/ Hetimet u pezulluan sepse nuk u identifikuan personat, çështjen e ka Policia e Shtetit

Ahmetaj/ Dumani i propozoi ish-zv.kryeministrit në arrati të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

Dumani: Gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka, është vënë nën hetim nga SPAK

Dumani: Masën e sigurisë ndaj Sali Berishës mund ta heqë vetëm gjykata

Patronazhimi/ Dumani tha se patronazhimi nuk është vepër penale, por nëse Kuvendi e penalizon me ligj, SPAK do të veprojë në përputhje me të

Presioni ndaj SPAK/ Dumani deklaroi se ka pasur përpjekje për të ndikuar në punën e SPAK, por theksoi se institucionet duhet të mbrojnë pavarësinë e drejtësisë.

Krimi i organizuar/Dumani paralajmëroi për bashkëpunimin e grupeve kriminale shqiptare me ato në Serbi dhe Mal të Zi, duke e cilësuar këtë si një kërcënim rajonal

Pasuri të konfiskuara/ Gjatë vitit 2024, janë konfiskuar 36.7 milionë euro pasuri të dyshuara si të përfituara nga veprimtari kriminale

Statusi i prokurorëve të posaçëm/ Dumani ngriti shqetësimin se ende nuk është zgjidhur çështja e statusit të prokurorëve të SPAK pas përfundimit të mandatit të tyre, duke e cilësuar si një rrezik për vazhdimësinë institucionale.

Mosekstradimi nga Emiratet e Bashkuara Arabe/ Ai kritikoi faktin që nuk po realizohet ekstradimi i shtetasve shqiptarë të lokalizuar apo arrestuar në Emiratet e Bashkuara, duke përmendur këtë si një pengesë serioze për drejtësinë.

Nevoja për një njësi analize/ Dumani propozoi krijimin e një njësie të posaçme analize brenda SPAK për të përmirësuar cilësinë e hetimeve dhe për të ndihmuar në çështjet komplekse që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts