Nga Nini Dede
Eliminimi fizik i individit puro konservator, potencial i vlerave konkuruese të tregut të lirë gjithëpërfshirës, është një tipar patognomonik i filozofisë së majtë.
Këtë u munduan të majtët ta bënin edhe me presidentin Trump, para fushatës presidenciale të zgjedhjes së tij si Presidenti i 47-të i SHBA-së.
Zoti e mbrojti presidentin Trump nga atentati i para afro një viti, pikërisht për të çrrënjosur ligësinë njerëzore të inkorporuar brenda filozofive të majta, penguese ndaj individëve që karizmën e tyre e ngrehin mbi paqen dhe mirëfunksionimin e shoqërisë konservatore të familjes tradicionale.
Nuk mundesh t’i ruhesh fizikisht mendjes djallëzore filozofiko-politikisht të sëmurë (sikurse nuk mundi 23-vjeçarja ukrainase Zarutska), pa e shëruar më parë atë!
Që komunizmi, me të gjithë sektet e tij politike të pseudomoderuara, është një filozofi kundër jetës si koncept biologjik dhe jo vetëm, nuk është shumë e vështirë për ta kuptuar.
I madhi filozof shqiptar Isuf Luzaj do të shprehej se:
“Komunizmi është një filozofi jete antinatyrale, kundër ligjeve të natyrës, e dënuar të falimentojë, sepse është false me premisat logjike, e gabuar dhe pa themel në arkitekturën e ideve dhe fiksion imagjinate të sëmurë.”
Me zhvillimet e fundit globale në përgjithësi, dhe në Shqipëri e vende të tjera diktatoriale në veçanti, në gjykimin tim, në mendjen e çdo njeriu që e do jetën, do të ngelen dy fjali dëshirore ndërkombëtare:
“Prehu në paqe, Charlie Kirk!
Zot, ndihmoje presidentin Donald J. Trump për të ‘shëruar’ çdo cep të rruzullit tokësor nga mendjet djallëzore diktatoriale, të kontaminuara me helmin e filozofive politike të majta të rrezikshme!”












