Nga mbledhja e Kryesisë, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se opozita do të jetë e pranishme në Parlament, por zgjedhjet nuk do të njihen.
Kreu i PD u shpreh se një diktaturë e cila ka uzurpuar pushtetin, duhet të luftohet.
Berisha: Unë ftoj Kryesinë të mos i njohë këto zgjedhje. Njohja e ketyre zgjedhjeve do ta bënte PD bashkëautore të farsës. Nëse ka një gjë themelore që kërkohet nga secili prej nesh, kërkohet qëndrimi ynë ndaj narkodiktaturës.
Unë personalisht mendoj se në këtë diktaturë, ne nuk duhet të lemë asnjë hapësirë bosh nga e cila të mos luftojmë kundër saj. Nëse ka një gjë themelore që kërkohet nga secili prej nesh, kërkohet qëndrimi si do të ndryshojmë ne në raport me narkodiktaturëm, organizatën që ka uzurpuar pushtetin. Secili mund të thotë kam bërë sa kam mundur. Jo, asnjë nuk ka bërë sa ka mundur. Kërkohet një ndryshim i farsës elektorale, kërkohet energji e re, forca dhe forma të reja.
Nuk është më mirë të mos futemi në parlament. Në një diktaturë, duhet të falënderosh Zoto që të japë mundësi që ta luftosh atë.













