Në vitin 2015, pikturat e kryeministrit Edi Rama u ekspozuan në Hong Kong, në një aktivitet të sponsorizuar nga konglomerati kinez CEFC Energy.
Asokohe, kjo ngjarje u paraqit si një sukses i diplomacisë kulturore shqiptare. Por sot, pas zbardhjes së dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, rrjedha e këtij eventi ka ndryshuar. Kjo pasi ekspozita duket si pjesë e një rrjeti më të gjerë ndikimi dhe kompromisi.

Sipas raportimeve te deritanishme, ekspozita në Hong Kong u financua nga CEFC, kompania kineze me lidhje të drejtpërdrejta me shtetin dhe me figura të larta si presidenti Xi Jinping.
Sponsorizimi nuk u deklarua në formularët e pasurisë nga Kryeministri, duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën dhe qëllimin e vërtetë të aktivitetit.
Pak ditë më parë, edhe deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi ka bërë një reagim në rrjetet sociale pas zbardhjes së dosjes së ish-kreut të FBI, Charles McGonigal, nga Departamenti Amerikan i Shtetit teksa publikon një ekspozitën e hershme të kryeministrit Edi Rama, ku gjithçka u sponsorizua nga Konglomerati kinez “China CEFC Energy Company Limited”.
Në këtë të fundit kujtojmë se punonte Dorian Duçka, i identifikuar në dosjen hetimore të skandalit McGonigal si “Personi B”, personi lidhës që sponsorizoi eventin e kreut të qeverisë.
“Po këto ekspozitat e vizatimeve të Edi Ramës në 2015 në Hong Kong, të sponsorizuara nga CEFC Kineze që mbronte shoku i tij i ngushtë McGonigal, të padeklaruara nga vetë KM në deklaratën vjetore të pasurisë, do i shohë ndonjëherë SPAK, apo s’nuk?!!!
Jo për gjë por u bënë vite që flasim për McGonigalin, shokun e tij Ramën dhe lidhjet e tyre financiare, por nuk ndjehet kush… SPAK hiç! Media hiç! Rama vetë, hiç! Pa merak, se s’keni parë asgjë akoma”, shkruan Belind Këlliçi.

Duçka, lidhja mes Ramës, CEFC dhe McGonigal

Dorian Duçka
Në dosjen e Departamentit Amerikan të Drejtësisë, Dorian Duçka, ish-këshilltar i jashtëm i Ramës, identifikohet si “Personi B” që lidhi McGonigal me CEFC. Duçka ka qenë ndërmjetës mes kompanisë kineze dhe zyrtarëve shqiptarë, duke ndihmuar në organizimin e ekspozitës dhe në krijimin e kontakteve të dyshimta.
Gazetari i njohur investigativ kanadez Sam Cooper, në një artikull të publikuar mbi këtë çështje, thekson se në vitin 2017, zyrtari i lartë i FBI-së Charles McGonigal zbuloi informacione sekrete mbi hetimin e CEFC.
Por, sipas raportit, McGonigal ia dha këtë informacion Dorian Duçkës, i cili punonte si konsulent për CEFC, i cili më pas ia kaloi paralajmërimin Patrick Ho, një zyrtar i CEFC dhe oftalmolog i arsimuar në Harvard i konsideruar si një “mjeshtër i spiunazhit” brenda rrjeteve të ndikimit të Xi Jinping.
“ “Personi B”, një ish-zyrtar i lartë shqiptar që punonte për “konglomeratin energjetik kinez” dhe që kishte lidhje të ngushta me kryetarin e CEFC-së, Ye Jianming — mik i afërt i Xi Jinping, sipas aktakuzës së Gal Luft dhe dokumenteve shoqëruese të shqyrtuara nga “The Bureau’
Sipas raportit të ri dhe burimeve të para të publikuara nga Neë York Times, “Personi B” rezulton të jetë ish-zyrtari shqiptar Dorian Duçka, konsulent i CEFC-së me një pagesë mujore prej 50 mijë dollarësh, i cili gjithashtu ndihmoi në krijimin e kontakteve biznesore për McGonigal”, thuhet ndër të tjera në artikull.
Po ashtu, në vitin 2017, McGonigal dyshohet se ka ofruar informacion sekret mbi hetimet ndaj CEFC, duke paralajmëruar zyrtarët kinezë për arrestime të mundshme. Kjo ndërhyrje, sipas raportit të inspektorit të përgjithshëm amerikan, ka penguar hetime të rëndësishme për trafik armësh dhe pastrim parash.
Sipas raportit, McGonigal i dha këtë informacion Dorian Duçka-s, që punonte si konsulent i CEFC-së, i cili më pas e përcolli paralajmërimin Patrick Ho-së, një zyrtar i CEFC-së dhe okulist i diplomuar në Harvard, i konsideruar si një “mjeshtër i spiunazhit” brenda rrjeteve të ndikimit të Xi Jinping.
Madje disa javë më vonë, në korrik 2017, Duçka u takua me kryetarin e CEFC-së, kryetarin e CEFC-së, Ye Jianming , mik i afërt i Xi Jinping,- në Francë.
“Në gusht, Ye i tha Ho-së dhe Luft-it në Hong Kong se autoritetet amerikane kishin urdhër-arreste për katër figura të CEFC-së: Ho-në, dy shtetas kinezë dhe “një person me origjinë hebraike i lidhur me CEFC-në”, shkruan gazetari Cooper.
Implikimi me kreun e qeverisë
Përfshirja e Kryeministrit në një dosje që lidhet me spiunazh, korrupsion dhe ndikim të huaj ka ngritur shqetësime serioze për reputacionin e vendit. Opozita ka kërkuar hetim nga SPAK, ndërsa vetë Rama nuk ka dhënë asnjë koment publik mbi lidhjet me McGonigal apo CEFC.
Kështu, nga një ekspozitë e thjeshtë në Hong Kong, deri te përfshirja në një dosje që ka tronditur institucionet amerikane, lidhja mes kryeministrit Rama, CEFC dhe McGonigal në dukje nuk është thjesht një rast diplomatik, por një sinjal i fortë për nevojën e transparencës dhe hetimit të pavarur. /S.GJ/












