Kronikë

‘Isha i hutuar…’/ Çfarë deklaroi para vajzës shqiptari që vrau bashkëshorten në Greqi?

Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj Pandeli Nakolecit, 40-vjeçari që masakroi me thikë bashkëshorten e tij, Marjola Nakoleci, në Greqi.

Prokurori ngriti një padi penale kundër tij për vrasje me dashje, ndërsa i është dhënë një afat për të kërkuar falje në seancën e radhës të martën në orën 10:00. 

Nakoleci takoi në gjykatë vajzën e tij 18-vjeçare, së cilës sipas mediave greke i tha: “Isha i hutuar, nuk doja ta bëja”.

Pas vrasjes së 36-vjeçares, Nakoleci u fsheh për më shumë se 24 orë, duke u përpjekur t’i shpëtojë arrestimit. Ai u gjet i fshehur në barin e një parcele toke, rreth 200 metra larg shtëpisë së tij, në një parking të vjetër.

Dëshmitarët dhe fqinjët deklaruan se gjatë arrestimit ai po i bërtiste policisë se e kishte vrarë gruan e tij sepse ajo po e tradhtonte. “I bëra mirë. Ajo e meritonte këtë. Nuk pendohem për asgjë”, dyshohet se ishin fjalët e para 40-vjeçarit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në sy të fëmijëve. Ka qenë vajza 16-vjeçare e cila ka dëshmuar për policinë krimin e rëndë që kreu babai.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts