Kronikë

Nuk u ndje mirë pas ndërhyrjes kirurgjikale, ndërron jetë shtetasi italian në Tiranë

Një shtetas italian ka ndërruar jetë në vendin tonë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në një klinikë private dentare në Tiranë. Sipas policisë, shtetasi italian D. S., 63 vjeç, me banim të përkohshëm në Tiranë, ka shkuar te klinika dentare dy ditë pas një ndërhyrje kirurgjikale në një klinikë dentare në Rrugën e Kosovarëve, pasi nuk ndihej mirë. 63-vjeçari, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë kryer veprimet e para hetimore, ku i kanë marrë deklarim administratorit dhe dentistit të klinikës. Materialet u referuan në Prokurori, për vlerësim të mëtejshëm të ngjarjes.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts