Komiteti i Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës ( CPT ) ka shprehu shqetësim serioz për qendrat e paraburgimit të riatdhesimit. Sipas raportit ngrihet alarmi për keqtrajtim, abuzim, kujdes të dobët shëndetësor dhe kushte degraduese të jetesës. Gjithashtu raporti ngre pikëpyetje për të gjithë modelin e paraburgimit, duke përfshirë zbatimin e tij në kontekste të jashtme si Shqipëria.
Sipas raportit në prill 2024, Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor ose Poshtërues (CPT), organ i Këshillit të Evropës, kreu një vizitë të në Itali, me qëllim shqyrtimin e kushteve në qendrat e paraburgimit të riatdhesimit (CPR). Këto qendra, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse struktura të mbyllura, të destinuara për ndalimin e përkohshëm të shtetasve të huaj në pritje të dëbimit, kanë qenë objekt kritikash në rritje vitet e fundit.
Gjithashtu CPT-ja vizitoi katër nga nëntë CPR-të e pranishme në territorin kombëtar, duke hartuar më pas një raport të detajuar i cili sot thekson shkeljet sistematike të të drejtave themelore dhe menaxhimin shumë problematik. CPT lëshon gjithashtu një paralajmërim në nivel ndërkombëtar, duke vënë në pikëpyetje vlefshmërinë e modelit italian të ndalimit të emigracionit, veçanërisht në zbatimin e tij në kontekste të jashtme si CPR-të e ardhshme në Shqipëri.
Dyshime për marrëveshjen me Shqipërinë:
Komiteti i Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës shprehu rezerva të forta për qëllimin e Italisë për të përsëritur këtë model ndalimi jashtë vendit, veçanërisht në Shqipëri. Marrëveshjet dypalëshe midis dy vendeve në fakt parashikojnë krijimin e CPR në territorin shqiptar, por Komiteti vë në dyshim mundësinë e garantimit, në këtë kontekst, të standardeve minimale të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, duke pasur parasysh dështimin tashmë të dukshëm në tokën italiane. Megjithatë, garancitë e dhëna nga autoritetet italiane nuk u konsideruan të mjaftueshme për të zbutur shqetësimet e ngritura.













