LajmePolitika

Udhëtimi i Berishës në SHBA/ Artur Roshi: Madhështia dhe kufizimet e provincializmit ranë!

Kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, ka reaguar për udhëtimin e liderit demokrat, Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara, ku pritet të marrë pjesë në një konferencë të republikanëve të lidhur me Donald Trump në Dallas. Në një postim në FB, Roshi e konsideron këtë zhvillim si një simbolikë të ndryshimit të raportit mes Berishës dhe SHBA-së, duke e lidhur atë me përplasjen mes parimeve konservatore, lirisë së opozitës dhe asaj që ai e cilëson si “globalizëm Sorosian”. Roshi shprehet se e drejta e Berishës dhe rikthimi i tij në SHBA mund të shënojnë një moment përcaktues për zhvillimet politike në Shqipëri.

Postimi në FB:

Udhë të mbarë z.Berisha ! Madhështia dhe kufizimet e provincializmit ranë.

Mbas pak ditësh z.Berisha udhëton në SHBA të marrë pjesë në Dallas në një konferencë të Republikanëve të Trump.

Sistemi demokratik amerikan është i tillë që nuk ngre barriera armiqësie ndaj të “Drejtës”, ku mbi të ngrihet gjithë sistemi i vlerave konkuruese të një shoqërie.

Kjo u duk kuptueshëm në simbolikën e Berishës.Amerika nga tokë e ndaluar dje, në tokë e premtuar sot.

Lind pyetja: Mbi parimet e kujt filozofie politike ngrihet sistemi demokratik amerikan si sistemi më demokratik i botës ? Ngrihet mbi parimet e së djathtës ose thënë ndryshe mbi filozofinë politike konservatore moderne, që ngrihet mbi parimet e të drejtës,të lirisë së individit, të lirisë së plotë ekonomike, të vërtetës,të meritës, të vazhdimësisë,të ndyshimit të matur me pritshmëri përmirësimi, etj. Thënë si sllogan,”Amerikën e kanë bërë Republikanët”.

Këto parime janë rrënjosur aq fortë në Amerikë sa edhe Demokratët deri para pak vitesh kanë ruajtur pozicionin e qendrës së djathtë ndërsa me Obamen e mbrapa rrëshqitën në “të majtët e qendrës“, nën filozofinë Sorosiane të zhbërjes së tharmit identitar të shoqërive.

Kjo rrëshqitje u bë e dukshme me 80 gjyqe kundër Trump, e cila zgjoi amerikanët të krijonin një rekord historik të votonin në të gjitha nivelet e pushteteve kundër Demokratëve.Sigurisht ndikimi amerikan erdhi edhe në Europë me një degradim të demokracisë, dhe me një zhbërje të saj në gjithë vendet e lindjes, ku spikat Shqipëria duke aplikuar Madhështinë e globalizmit Sorosian duke kufizuar lirinë e opozitës.

Sot Madhështia e globalizmit Sorosian dhe kufizimet e lirisë së opozitës,lirisë së votës,lirisë së tregut,lirisë së individit, nga zelli i provincializmit të qeverisë shqiptare ra.

Kufizimi i lirisë së z.Berisha , z.Meta , nuk është një parametër i nivelit personal.Në se ata nuk do përfaqësonin opozitën do ishin në burg ? Të gjithë e dimë që jo.

Prandaj këmëngulja epike e Berishës për të kërkuar dhe fituar të drejtën e tij , do jetë përcaktuese në kthesën e historisë politike të vendit tonë.

Më ka ngelur në kujtesë buzëqeshja bujare mëkatsjellëse e kryeministrit ndaj Opozitës në Parlament. Humori i kryeministrit me opozitën një humor trekëndëshi. Litari i pushtetit të tij po këputet andej nga dhe shpresonim dhe prisnim nga Amerika.

Udhëtimi i Berishës ne SHBA këtë sinjalizon.

Udhë të mbarë z.Berisha !

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts