Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, ka komentuar situatën politike dhe rolin e opozitës në një sistem ku, sipas tij, kontrollin e demokracisë e ka vetëm qeveria që është në pushtet. Në intervistën e dhënë në Shijak TV, Roshi theksoi se opozita nuk ka as mjetet dhe as fuqinë për të ndikuar realisht në rrjedhën e demokracisë.
“Demokracinë e bën ai që ka pushtetin, jo ai që nuk e ka pushtetin. Shumë njerëz thonë: Ç’bëri opozita? Po çfarë do bëjë opozita, fjalën ka. Të bëjë shtet paralel opozita? Si ta ruajë votën opozita?”, u shpreh Roshi.
Ai theksoi se përgjegjësia për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme bie mbi qeverinë, jo mbi opozitën. Sipas tij, edhe në të kaluarën, qeveritë kanë patur mundësinë të deformojnë procesin, por kanë zgjedhur ta respektojnë demokracinë.
“Edhe Berisha, nëse nuk do të donte të linte pushtetin në 2013, nuk bënte zgjedhje të lira dhe nuk ishte problem. Sfida këtu është që çdo qeveri, çdo burrë shteti që është kryeministri, tentojnë dhe mendojnë se duhet hedhur një hap para në demokraci.”
Artur Roshi: Demokracinë e bën ai që ka pushtetin, jo ai që nuk e ka pushtetin. Shumë njerëz thonë: Ç’bëri opozita… po çfarë do bëjë opozita, fjalën ka. Të bëj shtet paralel opozita? Si ta ruajë votën opozita. Detyrën për të kryer zgjedhje e ka qeveria. Edhe Berisha, nëse nuk do të donte të linte pushtetin në 2013, s’bënte zgjedhje të lira dhe nuk ishte problem.
Sfida këtu është që çdo qeveri, çdo burrë shteti që është kryeministri, tentojnë dhe mendojnë se duhet hedhur një hap para në demokraci. Nëse ti do ta mbash pushtetin nuk është problem, e mban gjithë jetën. Ose, mënyra e marrjes së pushtetit është me dy mënyra, ose me votë ose me revolucion. Këtu revolucioni ka vdekur sepse shoqëria është mpirë për shkak të varfërisë.












