Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, ka komentuar edhe zhvillimet e fundit politike dhe ndërkombëtare, duke u ndalur veçanërisht te roli i Shteteve të Bashkuara në raport me situatën në Shqipëri dhe ndikimin e tyre në prag të zgjedhjeve.
“Loja vazhdon, përpjekjet do të vazhdojnë. Amerika është më mirë se herët e tjera. I preu fijet e Sorosit. Rama e pa veten keq para zgjedhjeve,” deklaroi Roshi, duke iu referuar një ndryshimi të qëndrimit amerikan që, sipas tij, po e vendos në vështirësi kryeministrin Edi Rama.
Roshi përmendi edhe praninë në Shqipëri të Chris LaCivita, këshilltar i fushatës së Donald Trump dhe figurë e njohur në qarqet republikane amerikane. “Chris LaCivita që erdhi këtu, nuk është aq ‘latif’ ai. Do ta zhohin latifin ata, por me ngadalë,” tha Roshi, duke lënë të kuptohet se ndikimi i tij mund të jetë gradual, por i pandalshëm.
Artur Roshi: Loja vazhdon, përpjekjet do të vazhdojmë. Amerika është më mirë se herët e tjera. I preu fijet e Sorosit. Rama e pa veten keq para zgjedhjeve. Chris LaCivita që erdhi këtu, nuk është aq ‘latif’ ai. Do ta shohin latifin ata, por me ngadalë. Amerika është makineri më vete që lëvis sipas parimeve dhe nuk është nga ato lëviz me urdhër dhe telefona, siç lëvizom ne e diktatura. Gjithsesi, një gjë që fillon, atje nuk hidhet në humnerë. Sinjali është nisur dhe do presim impaktin e tij.
A do shkojmë në zgjedhje të tjera? Le të jemi praktik. Amerika nuk e bën se e bën për ne. e bën që të që qëndrojë rendi, demokracia. Po ta vësh re, Europa është zero në sytë e Trumpit dhe në mendjen e tij.











