Editorial

Alo DEA? Edi Rama, ka rritur trafikun e drogës, Mafian, e pastrimin e parave!

Nga Basir Çollaku

DASH bën reagimin e parë kundër pretenduesit për fitues të zgjedhjeve. Duke konfirmuar dijeninë se nga erdhi ky rezultat.

Ambasada shkruan se:

“DEA është e interesuar për çdo informacion lidhur me rritjen, prodhimin,  shpërndarjen e drogave të paligjshme, krimin e organizuar dhe veprimtarinë e pastrimit të parave, të lidhura me drogën. Çdo informacion do të shqyrtohet menjëherë nga agjentët dhe stafi i DEA-s Dërgoni informacion në 001571502-7846 në WhatsApp

Ose email albania_DEA_tipline@state.gov “

Shumica e qytetarëve do të njoftonin menjëherë  DEA në këto adresa se Edi Rama është njeriu që ka rritur prodhimin trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave nga kjo paligjshmëri kriminale. DASH sjell qëndrimin e parë pas-zgjedhor mosbesim ndaj Ramës dhe institucioneve prodhuar e drejtuar prej tij e forcës së tij politike. Kjo ende pa u zyrtarizuar rezultati i plaçlitjes elektorale të 11 majit. Duke njoftuar DEA në faqen e Ambasadës Amerikane në Tiranë, se kërkon bashkëpunim me qytetaret shqiptarë, një lajmërim i përsëritur pikërisht një ditë pas megaoperacionit “Ura” ku Agjencia ishte pjesë e aksionit, bashkë me Antimafian italiane, tregon dyshimin në rritje dhe kurrizin e kthyer ndaj administratës institucionale të KM.. Ky njoftim është jo thjesht i pazakontë, por nuk bëhet së paku në asnjë vend të rajonit aq më tepër në vende të BE. Treguesit flasin për emra të krerëve të krimit të organizuar në Shqipëri që marrin leje investimesh e punësh publike me lejen dhe firmën e qeveritarëve të Ramës dhe disa po me zyrën ku ai nënshkruan. Leja për hotel 10 katësh e Visit Troplinit, apo e Hajrit, të Suel Çelës, Bujar Shegës në qeli akuzuar për trafik droge,  si dhe investimi strategjik për Pëllumb Gjokën në qeli, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge e krim të organizuar, janë të njohura publikisht nga dosjet e SPAK. Ky qëndrim i Ambasadës për DEA natyrisht është një informacion lejuar e porositur edhe nga DASH eprori i çdo Ambasade. Ata edhe vetë e dinë disi këtë mesele…

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts