Kreu i PD-së Sali Berisha ka qenë pjesë e Samitit të Unionit Ndërkombëtar Demokratik. Lideri i opozitës ka ndarë disa foto nga takimi me kryeministrin e Belgjikës Bart De Wever.
Berisha bëri me dije se ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin e Belgjikës për situatën në Shqipëri.
“Në Samitin e Unionit Ndërkombëtar Demokratik (IDU). Në foto me Kryeministrin e Belgjikës, Bart De
Wever, me të cilin shkëmbyem një bisedë të shkurtër për situatën në Shqipëri”, shkruan Berisha.












