Politika

Artur Roshi voton/ Kreu i PBKD: Dilni votoni që e ardhmja juaj të mos zvarritet si viktimë e pushtetit të nesërm

Kreu i partisë Balli Kombëtar Demokrat Artur Roshi, ka bërë thirrje për votim masiv për qytetarët shqiptarë.

Teksa ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar, në një status në FB, Roshi shkruan se sot është një ditë, ku të gjithë duhet të votojnë pasi, vendoset e ardhmja e çdo familje shqiptare.

Postimi i plotë në FB:

Miqte e mi !

Dilni të votoni sot duke lenë çdo gjë mënjanë sepse çdo gjë tjetër është sekondare në raport me  të ardhmen tuaj dhe të familjeve tuaja.

Dilni të votoni sot sepse  pushteti që rrjedh nga vota juaj, nga besimi juaj është pushteti  me legjitim që njeh historia njerëzore.

Dilni të votoni sot  që nesër e ardhmja juaj të mos  zvarritet si viktimë e pushtetit të nesërm.

Dilni të votoni sot, që të tregoni që ekzistoni dhe që jeni të aftë  të mendoni dhe të vendosni vetë për veten tuaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts