Lungomarja është vetëm fasada që fsheh mjerimin brenda lagjeve të saj.
Një katrahurë e pashembullt!
Rrugë të pashtruara, apo shtruara keq e të pa mirëmbajtura njëkohësisht. Kanali kryesor i qytetit kalon mes për mes rrugës i shqyer e i dëmtuar, duke u bërë burim aksidentesh, sëmundjesh e infeksionesh. Rreziku për fëmijët që lozin aty pranë në mungesë të një hapësire për ta është gjithmonë i pranishëm. Mushkonjat që vijnë prej tij e kthejnë Lungomaren në ankthin e infeksioneve, ndërkohë që turistët duhet të gezojnë plazhin. Errësirë, rrezik për jetën, gropa, mushkonja e erë e keqe kjo është çfarë qëndron pas ndriçimit të Lungomares.













