Politika

Berisha sot në Dibër/ Dibranët e presin kreun e PD-së në Rrugën e Arbrit…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të zhvillojë ditën e sotme një takim me banorë të Dibrës. Në këtë takim Berisha do të prezantojë kandidatët e ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Para nisjes së takimit dibranët kanë mbushur rrugën për të pritur Berishën. Ata shihen me flamuj të PD-së. Demokratët kanë krijuar një varg të gjatë automjetesh në Rrugën e Arbrit.

Radha e gjatë e automjeteve, disa prej tyre të mbuluar nga flamuri i PD dhe flamuri kuq e zi, është shoqëruar edhe nga të rinjtë që presin ardhjen e liderit demokrat, teksa përshëndesin edhe kalimtarët me përshëndetjen demokrate.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts