Kryedemokrati Sali Berisha ka vijuar me takimet e tij dhe sot ai është në Kamëz. Berisha gjatë fjalimit të tij ka cekur edhe një deklaratë të kryeministrit Edi Rama nga Dibra që thoshte se burrat janë çyrykë. Berisha tha se kjo është një gjuhë ‘kopuku’ duke shtuar se me ligjet e sotshme dhe kanun, kryeministri nuk do e kalonte Qafën e Buallit prej burrave dibranë.
Berisha shtoi se burrat dibranë janë të mençur dhe e dinë që i tredhuri nuk tridhet më.
PJESË NGA FJALIMI:
“Shkoi në Dibër dhe me gjuhën e një kopuku u tha se zonja gjysma juaj burrat i ka çyrykë. Unë i them Ramës, ta dish mirë, se në ligj, në kanun dhe në ligjin e sotëm qafën e buallit nuk e kishe kaluar ti pa të tredhur dibranet. Po ata janë burra të mençur dhe e dinë që i tredhuri nuk tridhet më”, tha Berisha.












