Politika

Opozita me durim, duhet të trokasë në çdo derë për t’iu shpjeguar programin qytetarëve

Nga Ndriçim Kulla

Deri tashti, që jemi në fillimet e saj, fushata e PD-së është pozitiviste, por disproporcionale në barazi në raport me kundërshtarin.

Po a mund të binden shqiptarët e pavendosur të votojnë opozitën duke trajtuar Ramën jo si një diktator, por vetëm  si një lider autoritarist? Jo, sigurisht. Ujkut duhet ti lihet lëkura që ka. Sa pozitive duhet të jete fushata kur përballë ke një diktator të vërtetë të tipit të liderëve të vendeve të ish BS ? Opozita duhet t’iu kujtojë dhe t’iu sqaroj mirë qytetareve, se si është shtrirë narkodiktatura e këtij kryeministri në çdo qelizë të jetës në vendin tonë ? Opozita duhet t’iu kujtojë, por edhe t’iu sqaroj qytetareve ,se çfarë përmasash merr kjo diktaturë nëse ky kryeministër rrëmben mandatin e katërt.

Ashtu, me britmën e thellë të Elon Musk kur iu iu drejtua qytetarëve amerikanë, se nëse fiton Kamala Harrs dhe humbet Donald Tramp zgjedhjet e tjera në Amerikë nuk do jenë më të lira, duhet paralajmëruar prespektiva më e zymtë që e pret Shqipërinë.

Amerikanët e dëgjuan në kohën e duhur këtë britmë njerëzore për lirinë dhe demokracia fitoi.

Por a nuk mund ta arrijmë edhe ne këtë nivel ndërgjegjësimi?

Eshtë koha më e përshtatshme që ta bëjmë.

Po si? Në çfarë mënyre?

Nuk e kam fjalën për kastën dhe patronazhistët e regjimit.

Lideri historik i PD-ës e cilëson diktatorin e dytë pas Hoxhës dhe i numëron të gjitha bëmat në 12 vjet, karakteristike për një diktaturë.

Po shohë me shqetësim se ka ende perceptime të ndryshme ndaj këtij diktatori?

Kam përshtypjen në mos qofsha i gabuar, se diçka nuk shkon në këtë drejtim, qofshin shqiptarë, qofshin të huaj ndoshta nga që edhe shtypi i skllavëruar ka bërë punën e tij në këtë drejtim për 12 vite me radhë, duke i vënë mure realitetit.

Bëmat e kësaj qeverisje janë dhimbje dhe vuajtje të mëdha të qytetarëve.

Ja disa prej bëmave të kësaj qeverisje që është shumë e arsyeshme ti kujtojmë:

-38 mijë te arrestuar dhe të ndaluar vetëm për energjinë! Kjo ka ndodhur vetëm në diktaturën e Hoxhës!

– 1,1 milionë shqiptarë të dëbuar nga vendi gjatë këtyre 12 vjetëve me strategji të mirëmenduar të fokusuar në dëbimin e të djathtëve!

-Kanabizimi dhe lulëzimi i trafikut të drogave të forta e bën vendin të pajtueshëm jo vetëm për njerëzit e varfër, por edhe për ata me të ardhura të mesme (përhapja masive e drogës ka shtrenjtuar çdo gjë në këtë vend)!

-Kontroll politik kapilar i drejtësisë! Eksponentët e rinj të drejtësisë të gjithë familjarë të Ramës dhe Rilindjes dhe kanë kapur sistemin të paktën për 2 dekadat që vijnë;

-Kontroll politik mbi policinë, e cila po i afrohet Policisë sekrete të diktaturës;

-Kontroll politik kapilar i shëndetësisë. Zhvatje masive e qytetareve nga pandemia dhe zero mbështetje nga shteti edhe pse shumica paguajnë sigurime. Qytetaret janë tmerruar nga varfërimi për shkak të pandemisë dhe ajo do te jetë shkak i ri për një emigrim të ri masiv, sepse çdo njeri mendon se çfarë do bëjë nëse ndodh një vale e re e saj. As shitja e shtëpive nuk i shpëton më!

-Kontroll politik kapilar mbi arsimin në çdo nivel të tij, mbi çdo mësues dhe pedagog, mbi tekstet dhe programet, madje në një nivel akoma më të rrezikshëm se sa ne vitet 1985-1990 te Ramiz Alisë;

Kontroll absolut mbi pushtetin monopartiak lokal.

Klientelizëm i turpshëm edhe në shpërblimet financiare që jep qeveria për njerëzit me kontribute të veçanta që kanë punuar dhe sakrifikuar për këtë vënd dhe që opozita e sotme i ka denoncuar opozita ,por që denoncimi kërkon më shumë punë në një kohë që këto janë fonde publike.

-Korrupsion dhe koncesionet të paimagjinueshme.

-Kontroll politik kapilar mbi mediat!

-Kontroll politik kapilar mbi bizneset. Biznese të djathta e kanë të vështirë mbijetesën se u çon si hakmarrje policinë tatimore dhe inspektorët e Inspektoriatit të Përgjithshëm që ka krijuar enkas për hakmarrje. Ai i ndjek kundërshtarët e tij këmba këmbës duke i bërë karshillëk edhe vëllait të tij bjellorus Lukashenkos. Hakmarrja e tij i ka shtrirë tentakulat e presionit deri në bizneset e mëdha në të gjithë vendin.

-Komprometim korruptiv i politikaneve dhe diplomateve te huaj. Kush është më i sigurt që me këtë qeveri nuk do ndodhë si me qeverinë dhe presidentin e Azerbajxhanit që burgoste kundërshtarë politikisht dhe disa deputetëve të blerë të Parlamentit Evropian shkruanin raporte që Azerbajxhani bëri zgjedhje demokratike dhe nuk kishte të dënuar politike në burgjet e Azerbajxhanit?! Po zgjedhjet moniste vendore si u “certifikuan” nga komuniteti ndërkombëtar? Si mund të pranohen zgjedhje moniste për pushtetin lokal? Po deputetët fallco dhe parlamentin fiktiv kush i “certifikoi” ? Po mohimin e së drejtës kushtetuese me bazë të paktën 50% te qytetarëve opozitare si dhe pse e toleroi komuniteti ndërkombëtar? Cili parlament perëndimor është i imunizuar nga korrupsioni politik dhe blerja e deputetëve të tij nga regjimet autokratike autoritariste, që të mos i quajmë gjysemdiktaturat ose gjysemdemokracitë, kur deputetët te Bundestagut dalin të joshur nga Azerbajxhani me para, si dikur presidenti francez Sarkozi nga Gadafi?!-etj etj.

Çështja është: A i artikulon strategjia e fushatës e PD -së si duhet këto probleme shumë të mëdha dhe shumë të mprehta që të na shpien në nivelin e fitores?

Me një interes të veçantë në këtë drejtim kam vënë re se puna në teren nga ata që nesër do jenë përfaqësuesit e popullit në parlament përfundon më së shumti  tek takimet me militantët partiak dhe ka një hezitim,përtaci , vetëkënaqësi apo diçka tjetër  që nuk di si ta quaj  për të shkuar derë më derë. Takimi me çdo njeri edhe një i vetëm qoftë, me çdo familjarë krijon në radhë të parë sensibilitet njerëzor dhe kjo e bën situatën më të përshtatshme, që të lëviz nga vendi dhe të përmbyset.

Natyrisht, që në këtë rrugë të vështirë ka edhe shkëmbinj që të dalin përpara dhe nuk lëvizin nga ideologjia. Por këta nuk  janë shumica, aq më shumë që programi i PD –ës sfidon çdo program tjetër elektoral dhe dihet që partitë janë formacione interesash.

Është më shpresëdhënëse për rezultat  të bëhet kështu, se sa të mjaftohemi si në shumë raste me disa aktivitete standarde takimesh, ku mbas tyre të vërsulemi të çajmë për ti pasqyruar në rrjetet sociale.

 Qytetarët tashti  presin që opozita të flas më shumë se kurrë  me gjuhën e përjetimit të vuajtjeve të shqiptareve në paraqitjen  e programit të saj.

Neodiktatura është rikthyer në vend, dhe ka përmbysur nivelin normal të demokracisë.

Deri tani strategjia e opozitës merret vetëm me varfërinë dhe ekonominë (dhe shumë mirë bën) që është jo shkaku por pasoja. Shkaku është thellësisht politik: Vendosja e një Narkodiktature që mbështetet në kontrollin kapilar politik të çdo fushe të jetës, me pushtet qendror dhe lokal, me dhunimin e lirisë dhe të të drejtave të njeriut, madje të të drejtave themelore të njeriut, në korrupsionin dhe shfrytëzimin e pasurive të vendit për interesat e një grupi të ngushtë të qeveritarëve dhe oligarkëve. Këtë e di shumë mirë çdo qytetar dhe për këtë shkak shumë qytetarë të lëkundur sidomos nga shtresa gri nuk i besojnë dot lehtësisht premtimet e opozitës nëse nuk bindet që Opozita është e vendosur të rrëzojë shkakun e vërtetë: Narkodiktaturën.

Kush beson se do të luftohet varfëria dhe do të rritet ekonomia n.q.s nuk garantohet Liria dhe Demokracia dhe nuk shembet kjo Narkodiktaturë që ka ngritur Rama në çdo fushë të jetës në Shqipëri në këto 12 vjet?!

Pra kjo strategji e opozitës duket të arrij te artikuloj plotësisht realitetin politik të një regjimi diktatorial qeverisës dhe politik të vendosur sidomos në këto katër  vitet e fundit .  Strategjia e opozitës në këtë fushat duhet të arrij të artikuloj gjuhën e përshtatshme të vuajtjet të shqiptareve nga pasojat e këtij regjimi. Por për të garantuar sukses në këtë drejtim opozita  duhet që me  durim , të trokas në çdo derë për t’iu shpjeguar  programin qytetarëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts