Politika

Largimi i Vildana Gushtës nga puna/ Boçi: Një akt politik hakmarrës i Benet Becit

Nënkryetarja e Partisë Demokratike në Shkodër, Vildana Gushta, është larguar nga puna në mënyrë të papritur, një vendim që është cilësuar nga opozita si hakmarrje e pastër politike. Drejtuesi politik për Shkodrën, Luçiano Boçi, në deklaratën e bërë thotë se arsyeja e dhënë për largimin e Gushtës është banale dhe qesharake, pasi ajo ka pasur që prej fillimit një status të qartë politik si funksionare e Partisë Demokratike.

Gushta është ekzekutuar për veprimtari armiqësore ndaj pushtetit dhe agjitacion e propagandë“, thotë Boçi, duke e krahasuar këtë vendim me praktikat e diktaturës.

Ai akuzon Benet Becin dhe mazhorancën se po përdorin institucionet për presion dhe dhunë politike ndaj kundërshtarëve, në një përpjekje për të nënshtruar qytetarët shkodranë dhe për të mbajtur pushtetin me çdo kusht.

Ndërsa Boçi e cilëson Bashkinë e Shkodrës si të shndërruar në “çiflig politik”, ndërsa paralajmëroi se këto akte janë “preludi i largimit me turp” të qeverisë dhe një shenjë e qartë e panikut përballë 11 Majit, datë që përkon me nisjen zyrtare të fushatës së opozitës.

Deklarata e Luçiano Boçit:

Me një akt të pastër politik Benet Beci, i hetuari per korrupsion nga SPAK dhe kandidat për të marrë mandatin e të burgosurit me qeli pranë Erion Veliajt, në bashkëpunim me Drejtorinë e Gjendjes civile, ka larguar nga puna nën kryetaren e Partisë Demokratike, VILDANA GUSHTA.

Justifikimi eshte banal dhe qesharak.

Sipas tij dhe tyre, Znj Gushta ka shprehur publikisht bindjet e preferencat politike, ndërkohë që kjo gjë dihet botërisht, sepse ajo ka status të qartë politik si nënkryetare e PD Shkodër.

Pra shkurt dhe qartë Znj. GUSHTA është ekzekutuar për veprimtari armiqësore ndaj pushtetit dhe agjitacion e propagande.

Drejtuesi politik i Qarkut Shkodër ka hequr tashme atë vellon qytetare me të cilën ju shfaq Shkodrës para se të merrte detyrën dhe votën dhe ka veshur uniformën e persekutorit politik dhe ben “gjueti shtrigash”, nga ato me te cilat Shkodra ështe e mbushur dhe e neveritur.

Presioni dhe dhuna politike që po ushtrohet brenda Bashkisë e përtej saj kerkojnë rrëmbimin e vullnetit politik të qytetarëve shkodranë.

Rama me pengun e tij, të cilin po e shtrydh si limon per ta përplasur tek 313-ta, fill pas 11 Majit, me këto akte kriminale, duan nenshtrimin e Shkodrës dhe qytetarisë së saj.

Bashkia Shkodër nuk mund të drejtohet si një çiflig sejmenësh politik.

Akti i sotshëm është preludi i largimit me turp i një pushteti që përpëlitet në grahmat e fundit dhe kërkon të mbaje peng të ardhmen e një Shkodre që nuk e kishin dhe nuk do ta kenë kurrë.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts