Kreu i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, ka bërë një krahasim të fushatës elektorale të opozitës në Shqipëri me atë të Trump. I ftuar në Shijak Television, Roshi u shpreh se votat janë të njëjta me votat e Donald Trump, ndërsa theksoi se mbështetësit e Ballit shpesh i japin përkrahje Partisë Demokratike, për të pasur një mbrojtje politike.
Roshi gjithashtu ka kërkuar një sistem më të hapur të votimit, ndërsa e njeh PD-në si forcën kryesore të djathtë në Shqipëri dhe e krahason atë me partinë italiane Forza Italia, ku Meloni është pjesë e saj.
Kreu i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi: Pjesa e ballistëve është më e madhe këtu në Shqipëri. Votat tona, janë si votat e Trump. E mban mend kur thoshin që si kapin sondazhet votat e Trump?
Pse nuk dalin ballistët e të thonë jemi me Ballin? Çfarë fuqie politike kam unë t’i mbroj. Thonë që jemi me PD. Shumica e tyre që janë me Ballin thonë jemi me PD, thjesht për ta patur si çadër. Por PD, sigurisht është forca kryesore sepse përmbledh qendrën e djathtë. Mbetet si Forza Italia, ku Meloni është pjesë atje, e qenësishme dhe raportet kështu duhet të vinë edhe këtu. Duhet të vinë raportet që janë në botën e qytetëruar. Të hapet tregu. Nëse hapim votën e lirë, nuk kërkoj unë të futem në listën e mbyllur nga Berisha.












