Politika

Pse duhet të votojnë opozitën?/ Kreu i Ballit Kombëtar Demokrat: Ka program tundues, përmbys tablonë e ekonomisë sot!

Kreu i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, ka vlerësuar programin e opozitës si tërësisht tërheqës dhe të papërballueshëm për të mos e votuar. Në intervistën e dhënë në Shijak Television, Roshi theksoi se ky program prek sektorë të ndryshëm si bujqësia, peshkimi dhe turizmi, dhe se ka potencialin për të përmbysur situatën ekonomike aktuale në Shqipëri.

Roshi shtoi se opozita është në prag të ndryshimit të pushtetit, duke vënë në dukje humbjen e besimit të qytetarëve ndaj qeverisë aktuale. Ai gjithashtu foli për rëndësinë e mbajtjes së frymës nacionaliste të Ballit Kombëtar, duke iu referuar historisë dhe përgjegjësisë që ka Sali Berisha për hapjen e rrugës së ‘Ballit dhe Legalitetit’.

Kreu i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi: Programi i opozitës është si programi i Trump-it, i papërballueshëm për të mos e votuar. Të tundon. Kur ti shikon elaburimin e tij, të tundon. Nuk ka një rresht të programit që të mos impaktojë. Për bujqësinë Po, për peshkimin Po, për turizmin Po. Çfarë kërkon tjetër? Në një farë mënyre, e përmbys tablonë e ekonomisë sot.

Ne jemi, tërësisht në pragun e ndërrimit të pushtetit. Pse e them këtë. Sepse kjo që njerëzit që kanë pushtetin, i kanë kthyer në pasiv, dhe ata nuk kërkojnë dot më vota veç asaj të tyren. Ata nuk i mëshojnë dot votat, sepse nuk kanë moral t’i kërkojnë ato.

Balli Kombëtar ka qenë një organizatë, të cilën Mit’hat Frashëri e krijoi me fibrën e vetë, dhe boshti i saj ishte Shqipëri e Madhe. Ata e dinë që nacionalizmi deri në kufijtë e patriotizmit ka dashur të mbronte vendin e tyre dhe ta bashkonte me Shqipërinë.

Enver Hoxha hodhi shumë baltë ndaj Ballit Kombëtar edhe mungesa e pushtetit për hir të vërtetës vazhdoi po në këtë frymë, dhe këto 30 vite. Por, pavarësisht situatës që ne jemi, Berisha ka një përgjegjësi për hapjen e rrugës së Ballit dhe Legalitetit. Qëllimi i opozitës por edhe vetë kandidatëve, janë të gjithë të vetëdijshëm, edhe nga vizita që bëra në Gjirokatër javën që shkoi, unë këtë anonçova, është eksacioni i votave. Çdo kandidat, atë që Rama bëri duke hequr koalicionet, të mundohet të zëvendësohet me shpërndarjen e kandidatëve. Pra, kandidatët të mundohen të bëjnë eksacionin e votave të opozitës. Që do të thotë, nuk ka rëndësi del apo nuk del deputet, por një gjë duhet ta kenë të qartë sipas meje, logjika është që hierarkia e votave nesër, do të kenë hierarkinë e posteve që do të marrin në qeverisjen e nesërme. Kështu që, mos t’u duket kontribut kot, këtë e them nga eksperienca ime. Në funksion të votave, ata do të zënë postet e të nesërmes. Ndërsa kjo shprehja, ‘për të mirën e përbashkët’, kjo është banalizuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts