Politika

Deputetja e PS pranon luftën e brendshme në parti: Ka përplasje mes kandidatëve…

Mimi Kodheli, kandidate për deputete nga PS-ja për zgjedhjet e 11 majit, ka pranuar se brenda socialisteve ka përplasje dhe se kjo gjë është e pashmangshme.

Kodheli, e cila gjendet në listën e hapur të PS-së për qarkun e Tiranës, ka deklaruar se përplasja mes socialistëve nuk po i bën mirë kësaj force politike.

Kemi filluar më përpara se zakonisht. E mira është se mbërrin në më shumë dyer familjesh të përçosh mesazhin. E “keqja” është se ndonjëherë njerëzit vihen në presion. Çdo fushatë ka veçoritë e veta dhe është e ndryshme

Edhe para 4 viteve kam qenë në listën e hapur ku duhej thyer herësi, kështu që nuk jam në nxemje, por në një stërvitje të gjatë. Kam garuar në mazhoritar, po ashtu dhe kam eksperienca të ndryshme. Kjo e sotmja duhej të ishte fokusuar te projekti i madh i PS-së. Shpesh herë vëzhgoj se ka një përplasje mes kandidatëve dhe kjo nuk i bën mirë qytetarëve dhe as kandidatëve. Kjo është e pashmangshme, por do të kisha dashur që kandidatët të ishin fokusuar më shumë tek ajo që PS pretendon të bëjë gjatë 4 viteve të ardhshme të qeverisjes”, tha thënë Kodheli në A2CNN.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts