“Janë parti tollumbace, që në momentin që Rama u heq spinën këta bien”!
Kështu e cilëson situatën politike të partive të reja të krijuara në vend, kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, gjatë intervistës së dhënë në Shijak TV.
Roshi ka kritikuar partitë e reja, duke i cilësuar ato si “parti tollumbace” që do të zhduken sapo të humbasin mbështetjen e kryeministrit Rama. Ai theksoi se shqiptarët duhet të orientohen më shumë nga filozofitë e partive, qoftë të majtës apo të djathtës, duke shpjeguar se e djathta ofron mundësi për përmirësimin e jetesës, përfshirë pensione më të larta dhe ulje të çmimeve.
Kreu i PBKD, kritikoi qeverinë për situatën aktuale të ekonomisë dhe theksoi se opozita ofron një të ardhme më të mirë, ndërsa mazhoranca ka dështuar të përmirësojë jetën e shqiptarëve. Ai gjithashtu theksoi se votuesit duhet të fokusohen më shumë te alternativat politike dhe filozofitë e tyre, sesa te individët dhe lidhjet emocionale me ta.
Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi: Këto partitë, një koalicion sepse këta koalicion janë, janë parti tollumbace që në këto zgjedhje ato mbarojnë në një farë mënyre sepse në momentin që u heq spinën Rama, ajo mbarojnë, bien. Kemi neksperienca këtu ne, nuk dua t’i përmend sepse i kam miq ata që kanë qenë në krahun e Ramës dikur, bënin fushata të mëdha kompoze, me autobusa… dhe në momentin që Rama heq spinën këta bien.
Partitë e reja janë qartë majtas, pa u futur në individë dhe shqiptarët e dinë këtë.
Shqiptarët duhet të orientohen se pari nga filozofitë, çfarë përfaqëson e majta dhe çfarë përfaqëson e djathta.
Çfarë ju sjell e djathta: psensionet më të larta, 20% është minimumi jetik. Ulet TVSH 50%, ulen çmimet, do të ulet energjia elektrike. Do të ulet çmimi i naftës, kto do të ndikojnë edhe tek çmimet e ushqimeve.
Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që opozita u ofron një jetë ndryshe, një jetë më të mirë.
Mazhoranca një skëterrë. Nëse janë të kënaqur që fëmijët e tyre kanë ikur, që mos të hedhin dot fundin e muajit, atëherë le të vazhdojnë.
Pra, këtu duhet të fokusohen, nuk duhet të merren me individët. Individët janë për qasje emocionale, për raportet miqësore që kanë me ta. Asnjë nga votuesit nuk shikojnë formimin e tij politik apo formimin shkencor, por shohin e kanë komshi apo e kanë të njohur. Jemi njerëz emocionale, jemi ende të prapambetur, nuk mendojmë në mënyrë të ftohtë dhe nga profilet individuale.












