Kryeministri Edi Rama mbajti mëngjesin e kësaj të marte një komunikim me ndjekësit në rrjete sociale në rubrikën “Sy m’Sy”.
Gjatë bashkëbisedimit ai u pyet në lidhje me ftesën e bërë nga lideri i opozitës Sali Berisha për të marrë pjesë në një debat televiziv.
Kryesocialisti përjashtoi mundësinë e një përballjeje me kryedemokratin, duke argumentuar se debati publik e bën çdo ditë me qytetarët përpara syve të të gjithëve.
Pjesë nga biseda:
Qytetari: A duhet të të shajmë që të na japësh përgjigje?
Rama: Po, përgjithësisht, unë i jap përgjigje atyre që flasin ashpër dhe shajnë, për të bërë një debat më të gjerë.
Rama: Për sa i përket debatit me opozitën, kur do të bëni debat publik? Unë, i dashur im, do të bëj debat publik. Debatin publik e bëj çdo ditë. Debati publik është përpara syve të të gjithëve. Kur flasim për debat publik, çfarë do të thotë kjo? Me cilën opozitë? Nuk e kuptoj këtë”, e mbylli Rama.












