Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump të hënën për të diskutuar një sërë çështjesh.
Të dy do të “diskutojnë çështjen e tarifave, përpjekjet për kthimin e pengjeve tona, marrëdhëniet Izrael-Turqi, kërcënimin iranian dhe luftën kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale “, e cila ka lëshuar një urdhër arresti për zotin Netanyahu, njoftoi zyra e kryeministrit izraelit përmes X.
Shumica e importeve të SHBA nga pjesa tjetër e botës i janë nënshtruar tarifave shtesë prej 10% që nga e shtuna, por barra do të bëhet edhe më e padurueshme nga 9 prilli për disa vende që Uashingtoni thotë se eksportojnë më shumë sesa importojnë në tregtinë dypalëshe.
Kështu Izraeli do të vuajë detyrimet doganore në masën 17%.
Vizita e Netanyahu vjen në një kohë kur duket se ka pak shanse për një marrëveshje të re armëpushimi me Hamasin në Rripin e Gazës, ku ushtria izraelite po shton operacionet, dhe ndërsa tensionet mbi programin e energjisë bërthamore të Iranit janë përshkallëzuar.













