Bota

Itali, një i vdekur dhe një i zhdukur nga përmbytjet

Një person ka vdekur dhe një tjetër është zhdukur për shkak të përmbytjeve në zonën e Vicenzas të shkaktuar nga një valë vdekjeprurëse e motit ekstrem që ka goditur Italinë këtë javë.

Makina e dy burrave, babë e bir, u zhyt në përroin Agno, pasi një gropë u hap në një urë në Valdagno mes shiut të rrëmbyeshëm gjatë natës.

Trupi i njërit prej burrave u gjet sot nga brigada e zjarrfikësve të Vicenzës në pellgun e digës Trissino.

Shirat e rrëmbyeshëm të kësaj jave, stuhitë dhe, në disa zona, reshjet e dendura të borës vazhduan të shkaktojnë ndërprerje masive edhe sot, me 6 400 persona në luginën e Aostas që ka mbetur pa energji elektrike.

Ne po punojmë shumë, por ndërhyrjet tona kushtëzohen nga vështirësitë për të hyrë në zonat e prekura”, tha Giorgio Pession, presidenti dhe CEO i ”Deval”, kompania që shpërndan energjinë elektrike në Luginën e Aostas.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts