KronikëLajme

Shfrytëzonin për prostitucion dy shtetase të huaja, arrestohen tutorët në Tiranë

Dy shtetas turq janë arrestuar gjatë një operacioni nga Policia e Tiranës i koduar “Foreigners”, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.

Sipas njoftimit të policisë, dy të arrestuarit dyshohet se shfrytëzonin për prostitucion dy shtetase të huaja.

Si rezultat i veprimeve të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë, u arrestuan shtetasit M. H., 27 vjeçe, dhe S. B., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ata akuzohen për veprën penale ‘Shfrytëzimi i prostitucionit’, kryer në bashkëpunim”, ka njoftuar policia.

Hetimet treguan se dy shtetasit turq shfrytëzonin një shtetase nga Turqia dhe një tjetër nga Azerbajxhani, të cilat ushtrojnë prostitucionin në një apartament në Rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht dy shtetaset që ushtrojnë prostitucion, përkatësisht shtetasja nga Turqia dhe ajo nga Azerbajxhani.

Gjatë operacionit, janë sekuestruar 2500 euro dhe 200 dollarë të dyshuara të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm, si dhe 3 celularë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts