Bota

Për Trump, ky është një synim i përmbushur, por edhe një bast i madh

Nga Anthony Zurcher, BBC

Një gjë, për të cilën Donald Trump ka qenë konsistent, që nga vitet 1980, është besimi i tij se tarifat janë një mjet efektiv për të nxitur ekonominë amerikane.

Tani, ai po vë në rrezik presidencën e tij për të faktuar se ka të drejtë.

Në një mandat të dytë, në të cilin ai është i rrethuar nga këshilltarë me të njëjtin mendim, dhe është forca dominuese në një Parti Republikane që kontrollon të dy dhomat e Kongresit, Trump është në një pozicion për ta kthyer në realitet vizionin e tij për një politikë të re tregtare të fokusuar te Amerika.

Këto politika, tha ai, i kishin bërë Shtetet e Bashkuara një komb të pasur më shumë se një shekull më parë, dhe do ta bënin përsëri.

Por ky është ende një rrezik i madh për këtë president.

Ekonomistët e të gjitha shtresave paralajmërojnë se këto tarifa masive – 53% për Kinën, 20% për Bashkimin Evropian dhe Korenë e Jugut, me një bazë prej 10% për të gjitha kombet – do të kalohen tek konsumatorët amerikanë, duke rritur çmimet dhe duke kërcënuar një recesion global.

Megjithatë, nëse Trump do të jetë i suksesshëm, ai do të riformatonte rrënjësisht një rend ekonomik global, të cilin Amerika kishte ndihmuar për të ndërtuar nga hiri i Luftës së Dytë Botërore.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts