KronikëLajme

“Vajza tha se e donin njëri-tjetrin”/ Vrasja makabër e Ilaria Sulës, babai i 22-vjeçares shqiptare: S’e dija që ishin ndarë…

Të tjera detaje dalin nga ngjarja që mëngjesin e së mërkurës tronditi dy vendet si Italia dhe Shqipëria, pasi studentja 22-vjeçare shqiptare, u masakrua me thikë nga ish-i dashuri i saj filipinas Mark Samson, e më pas, trupi i saj u gjet brenda një valixheje.

Mirëpo, vrasja e Ilaria Sulës, studentes shqiptare 22-vjeçare e cila jetonte në Terni të Italisë, ka ngritur shumë pikëpyetje.

Babai i viktimës, Flamur Sula ka folur në programin italian “On Chi l’ha visto?”, i cili ka deklaruar se: “Ata ishin bashkë prej gati një viti e gjysmë”, duke iu referuar marrëdhënies së vajzës së tij me 23-vjeçarin filipinas.

I ati i Ilarias ka rrëfyer se nuk e dinte që ishin ndarë:

Vajza ime nuk tha asgjë, vetëm se duheshin”.

Ditët e fundit familja kishte dëgjuar rrallë për vajzën.

Ajo më tha se duhej të studionte për një provim dhe se do të kthehej të shtunën”, deklaroi Flamur Sula. Më pas dyshimi i fortë se vajza e tij ishte në rrezik.

E dija që ishte zhdukur, ndryshe do të më kishte telefonuar” .

Trupi i vajzës i Ilarias u gjet mëngjesin e së mërkurës në një luginë në Poli, në provincën e Romës. Trupi ishte fshehur në një valixhe.

Të shtunën, babai e raportoi të zhdukur vajzën e tij dhe tha në intervistë se Mark Samson madje e kishte përqafuar.

Që nga e shtuna së bashku  me shoqet e dhomës së Ilarisë kemi marrë mesazhe të çuditshme nga numri i vajzës sime, sikur dikush donte të na bënte të besonim se viktima ishte ende gjallë.

Më shkroi: ‘Babi, mos u shqetëso, jam mirë, do të kthehem në Terni pas një muaji’”.

Megjithatë, kur miqtë dhe familjarët u përpoqën të telefononin Ilaria-n, celulari dilte i fikur.

Ndërsa Mark Samson deklaroi se e kishte hedhur në një pusetë. 23-vjeçari, me origjinë filipinase, ka rrëfyer se ka vrarë ish-të dashurën e tij Ilaria Sula.

Por ka shumë pyetje që mbeten pa përgjigje.

Ku e vrau?

Në shtëpinë e tij, në lagjen afrikane të Romës, në Via Homs? Dhe kur?

A kanë qenë vërtet të pranishëm prindërit e tij në momentin e krimit dhe çfarë dinë ata?

Si arriti të merrte vetë një valixhe aq të madhe?

Me cilën makinë keni shkuar në Bashkinë e Polit?

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts