LajmePolitika

Kushtetuesja rrëzon Kuvendin dhe pranon kërkesën e PD: Ndryshimet për komisionet janë antikushtetuese

Gjykata Kushtetuese vendosi të pranojë kërkesën e 1/5 se deputetëve për shfuqizimin e vendimit të Kuvendit, për ndryshimet e njëanshme në Rregulloren e Kuvendit që ka të bëjë me komisionet parlamentare.

Vendimi erdhi pas ankesës së deputetëve demokratë për shkelje procedurash nga parlamenti.

Kushtetuesja argumenton se ndryshimet e bëra në rregullore “cenojnë parimin e demokracisë përfaqësuese, të lidhur me lirinë e shprehjes së deputetëve, si pasojë e shkeljes së rregullave të thirrjes së mbledhjes së Kuvendit, si dhe të procedurës së ndjekur për miratimin e aktit objekt shqyrtimi.”

VENDIMI:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë (Gjykata), në datën 10.02.2026, shqyrtoi në seancë publike çështjen me kërkues jo më pak se një e pesta e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me objekt:

“Shfuqizimin e vendimit nr. 57/2025, datë 16.09.2025, të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë ‘Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar’, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pezullimin e vendimit nr. 57/2025, datë 16.09.2025, të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë ‘Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar’, deri në dhënien e një vendimi përfundimtar.”

Gjykata u mblodh në datën 23.02.2026 dhe, pasi mori në shqyrtim pretendimet e palëve, vlerësoi se, sa i takon themelit të pretendimeve të kërkuesit, duhet vendosur shfuqizimi i vendimit nr. 57/2025, për shkak të cenimit të parimit të demokracisë përfaqësuese, të lidhur me lirinë e shprehjes së deputetëve, si pasojë e shkeljes së rregullave të thirrjes së mbledhjes së Kuvendit, si dhe të procedurës së ndjekur për miratimin e aktit objekt shqyrtimi.

Gjithashtu, Gjykata vendosi që efektet e këtij shfuqizimi të hyjnë në fuqi 30 ditë pas botimit të vendimit në Fletoren Zyrtare, në mënyrë që gjatë këtij afati, Kuvendi të ketë mundësinë e organizimit të komisioneve parlamentare sipas standardeve për procedurën e miratimit të akteve, të përcaktuara në arsyetimin e këtij vendimi.

Për arsyet e mësipërme, në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështjeje, Gjykata, njëzëri, vendosi:

Pranimin e kërkesës;

Shfuqizimin e vendimit nr. 57/2025, datë 16.09.2025, të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004, ‘Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;

Efektet shfuqizuese të këtij vendimi hyjnë në fuqi 30 ditë nga data e botimit në Fletoren Zyrtare.

Kushtetuesja rrëzon Kuvendin dhe pranon kërkesën e PD: Ndryshimet
Kushtetuesja rrëzon Kuvendin dhe pranon kërkesën e PD: Ndryshimet

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts