Në intervistën e dhënë në Shijak TV, kreu i PBKD, Artur Roshit hedh dritë mbi një kritikë të fortë ndaj pozicionimit ndërkombëtar të kryeministrit Edi Rama dhe mënyrës se si po menaxhohen marrëdhëniet me Perëndimin.
Sipas tij, ndikimi diplomatik dhe mbështetja që dikur siguroheshin përmes strategjive të mirëorganizuara politike, sot mungojnë, duke e lënë qeverinë pa mbështetje të qëndrueshme në arenën ndërkombëtare. Roshi argumenton se përpjekjet për të siguruar përkrahje përmes lidhjeve personale apo aleancave të brishta nuk kanë dhënë rezultat, ndërsa zhvillimet rajonale dhe krizat politike vetëm sa e thellojnë këtë izolim.
Artur Roshi: Edi Rama, derën e perëndimit e ka të mbyllur. Kaq ishte. Ky ishte roli i Berishës. Se çbën një lider. Ai di metodikën, përbërja e tyre… mbledhja e materialeve, përcjellja e tyre dhe çuarja në çdo kancelari, japin efektin. Vajtja në mbledhjen e Partive Popullore dhanë efektin e tyre.
Rama mendon se duke qenë se ka miq qokaxhi nëpër Europë, mendon se nëpërmjet atyre dhe mund të merrte ndonjë lloj statusi formal. Këtë u mundua ta bënte me Vuçiçin. Ndërkohë Vuçiçi është në krizë dhe hallin e përbashkët kanë krizën e pushteteve.
Nga ana tjetër BE i kërkon e i thotë ‘ne jemi me ju’ por në kotecin tjetër është pro rusit.












