LajmePolitika

Berisha nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi është bllokuar për shkak të dosjeve të Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Bruksel ku do të marrë pjesë në 50-vjetorin e Partive Popullore Europiane.

Berisha u shpreh se, PPE-të mbështesin fuqishëm PD-në.

I pyetur në lidhje me integrimin, Berisha u shpreh se rruga drejt BE-së është bllokuar nga dosjet e Edi Ramës.

Prononcimi i kryetarit të PD, Sali Berisha nga Brukseli:

Sot, grupimi më i madh politik i Evropës, grupim politik që ndërtoi Evropën e pasluftës me kontributin më kryesor, mblidhet në 50-vjetorin e themelimit të PPE.

PD është anëtare tre vite pas themelimit të saj, sot është anëtare e asociuar, sepse anëtarësia e plotë këtu përcaktohet nga anëtarësia e vendit në Bashkimin Evropian.

Por ka lidhje të shkëlqyera, lidhje të ngushta.

Para dy javësh, një mision i gjerë me përfaqësues të 30 partive politike ishte në Tiranë në mbështetje të PD.

Sot festohet në një ceremoni 50-vjetori me rezultate të shkëlqyera.

Nesër është samiti i zgjeruar në të cilin marrin pjesë të gjithë kryetarët e shteteve, kryeministrat e partive të qendrës së djathtë dhe kryetarët e partive opozitare të vendeve anëtare dhe të vendeve të asociuara të ftuara në këtë samit.

Samiti është një ngjarje shumë e rëndësishme që përcakton qëllimet e përbashkëta të PPE për çështjet madhore të kohës.

Raporti i PD me Partinë Popullore është i shkëlqyer.

Janë disa rezoluta që kanë shprehur mbështetjen e plotë për PD dhe dënimin e hapur të farsës elektorale dhe të regjimit të Edi Ramës.

PPE mbështet plotësisht procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, por një proces të bazuar në meritë, siç është edhe kërkesa jona.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts