LajmePolitika

Zhvatën fondet për punë fiktive, ja zyrtarët e Bashkisë Tiranë nën hetim, mes tyre drejtori Emergjencave Civile

Zbardhen emrat dhe funksionet përkatëse të zyrtarëve bashkiakë në Tiranë dhe tre përfaqësuesve të kompanive private, ndaj të cilëve Prokuroria e Tiranës ka lëshuar masa sigurie. 

Ata janë, Aurel Çuko, Drejtori i Përgjithshëm të Emergjencave Civile me masë sigurie ‘Arrest në shtëpi’, Aurel Boriçi drejtor i Drejtorisë së Emergjencave Civile, Arrest në shtëpi dhe Sokol Qehajaj, specialist i MT, Arrest në shtëpi.

‘Detyrim paraqitje’ për Eleana Guçe, zyrtare e Bashkisë dhe Rexhina Rakipi, specialiste e IMT. 

Po ashtu, ‘detyrim paraqitje’ Prokuroria ka kërkuar për Aleksandra Mahmutllarin, Shyqyri Malokun dhe Fatmir Firin, përfaqësuesve të kompanive private. 

 Sipas njoftimit zyrtar, hetimet zbuluan falsifikime dokumentesh, punime fiktive dhe shpërdorim detyre në procesin e shembjes së disa objekteve në vitin 2021.

Hetimi nisi pas denoncimit të një qytetari, pallati i të cilit u shemb nga IMT pa njoftim dhe pa vendim zyrtar, por gjatë verifikimeve u zbulua se atë vit Bashkia Tiranë kishte shkatërruar gjashtë ndërtesa pa dokumentacion dhe se më vonë, përmes dokumenteve të falsifikuara, ishin faturuar punime që ishin kryer më herët ose nuk ishin kryer fare.

Punonjës të IMT-së, Sokol Qehajaj dhe Rexhina Rakipi, kanë hartuar preventivë pa dalë në terren, bazuar vetëm në dokumentet e Emergjencave Civile.

Po ashtu, zyrtarët e lartë të Emergjencave Civile, Aurel Çuko, Aurel Boriçi dhe Eleana Guçe, kanë firmosur dokumente të pavërteta, duke konsumuar veprat penale të falsifikimit dhe shpërdorimit të detyrës.

Prokuroria thotë se skema ka shkaktuar dëm financiar ndaj buxhetit të Bashkisë dhe se falsifikimet janë kryer nga persona që kishin detyrimin ligjor të hartonin dokumente të sakta.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts