Policia e Shtetit ka nisur sot një aksion për ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të monopatinave elektrike në rrugët e vendit, pas një serie aksidentesh ku janë përfshirë përdorues të tyre.
Vendimi u mor nga ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, në bashkëpunim me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Ky ndalim vjen vetëm një vit pasi ish-kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i promovonte me entuziazëm monopatinat si zgjidhje ekologjike dhe moderne për qytetin.
Në një dalje publike në tetor 2024, Veliaj u shfaq vetë hipur në një monopatinë, duke i cilësuar ato si “mjete që nuk ndosin mjedisin” dhe duke u bërë thirrje qytetarëve që t’i përdorin “duke respektuar rregullat e qarkullimit”.
Sot, monopatinat nuk ndosin më mjedisin, por ndalojnë qarkullimin.
Kujtojme se Veliaj u arrestua në shkurt 2025, në kuadër të një hetimi për abuzime me tendera dhe shpërdorim detyre gjatë kohës që drejtonte Bashkinë.
Ironia është e dukshme pasi politika që i promovoi, sot i ndalon. Mjetet që u prezantuan si simbol i qytetarisë së re, sot trajtohen si rrezik publik.












